A ta mban të takosh fëmijët më të këqij të botës? Do të zbulosh dhjetë histori tmerrësisht dëfryese!
Kujdes! Brenda këtij libri do të gjesh pesë vajza të tmerrshme dhe pesë djem edhe më të këqij se të këqijtë!
Mes tyre do të ndeshni Hambertin, beben e babëzitur, që i përlan prindërit e vet me gjithë shtëpi, apo do t'i shkelni syrin Giseldës mizore, që vdes t'ia punojë të gjithëve në shkollë me koleksionin e saj të zvarranikëve ngjethës, të përkryer për t'u fshehur te kilotat e drejtoreshës.
10 tregime ku emrat e personazheve tregojnë nga një karakteristikë të tyre.
Ky koleksion historish të këndshme djallëzore vjen nga autori më i shitur David Walliams, i cili është ilustruar mjeshtërisht nga gjeniu Tony Ross.
* Fitues i Çmimit Kombëtar të "Librit për fëmijë më të mirë të vitit".
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.