Jeni gati të takoheni me fëmijët më të këqij në botë? Do të zbuloni dhjetë histori tmerrësisht dëfryese!
Jepini, jepini! Takojini pesë Djemtë Bisha dhe pesë Vajzat e Llahtarshme!
Si Sofia Divanin – një supertifoze televizori e ngulur në divan, aq sa janë bërë njësh!
Apo Dreu Jargashin – një djalë të cilin jargët e fusin në një telash të tmerrshëm gjatë një ekskursioni të shkollës. E të mos harrojmë Berta Qaramanen – një motër e madhe qaramane me zakonin e keq të të gënjyerit.
Kush mendoni se është "Fëmija më i keq në botë?" Në libër gjeni një trofe që ta plotësoni, ta prisni dhe ta ruani.
Ky koleksion historish të këndshme djallëzore vjen nga autori më i shitur David Walliams, i cili është ilustruar mjeshtërisht me ngjyra të lavdishme nga gjeniu Tony Ross.
* Fitues i Çmimit Kombëtar të "Librit për fëmijë më të mirë të vitit".
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.