Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Fëmijë normal 1 - Nuk të duhen superfuqi për të qenë hero
Humor / Emocione

Fëmijë normal 1 - Nuk të duhen superfuqi për të qenë hero

1200 Lekë

Lexuesit e Ditari i Greg apo Deni Dingëll do kënaqen me një seri të re - aventurë gazmore, e ilustruar, me një personazh shumë të veçantë, një superhero pa asnjë superfuqi.

Mërç Vozaxhiu ka një problem. Mamaja e tij, pa dashje, e ka regjistruar në një shkollë për superheronj. Shkolla e tij e re është top-sekret dhe super-e-çuditshme. Të gjithë shokët e tij të klasës, përveçse dinë të fluturojnë, dinë edhe të kontrollojnë motin ose të krijojnë me magji kuaj të vegjël në ajër, ndërsa Mërç nuk ka absolutisht asnjë aftësi të jashtëzakonshme

Por aftësitë krejt të zakonshme të Mërç-it mund të jenë pikërisht ato që i duhen botës. Sepse jo shumë larg ndodhet një horr i madh e i rrezikshëm, gjysmë njeri dhe gjysmë grerëzë, me kokën plot plane të liga... Dhe kur ai vihet në ndjekje të nxënësve më të talentuar, i takon Mërç-it të tregojë se çfarë do të thotë të jesh një hero i vërtetë.

Me ilustrime bardhë e zi në të gjithë librin, kjo histori plot humor dhe situata gazmore dëshmon se heronjtë mund të jenë të çdo forme dhe madhësie.

Është koha që FËMIJA NORMAL të bëhet hero!

Historia vijon me librin e dytë Fëmijë normal - dhe heronjtë zuzarë

Autor
Greg James, Chris Smith
Ilustrues
Erica Salcedo
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-219-86-2
Faqe
402
Botimi
2017
Mosha e sugjeruar
8 – 11 vjeç
Për Greg James

Greg James-i është një zë dhe një figurë e njohur në radio dhe në TV. Ai është fitues i çmimit të parë të radio BBC për drejtimin e emisionit “Drivetime” dhe çdo të premte prezanton “Official Chart” të Mbretërisë së Bashkuar. Gregu ka drejtuar një emision varieteje dhe tani së fundmi edhe emisionin “Fëmijët në nevojë” në BBC. Ai është imazhi i rubrikës së kriketit në BTSport, ndërsa më 2016-n mblodhi mbi një milion paund për Mbështetjen e Sportit, duke marrë pjesë dhe duke përfunduar pesë gara triatloni në pesë qytete në pesë ditë. Gregu nuk zotëron superfuqi. Në kohën e lirë kënaqet me idenë se po ushtron hobet e tij, por, në të vërtetë, ai i ka shndërruar në punë të gjitha hobet e veta.

Për Chris Smith

Chris Smith-i është gazetar i medias së shkruar dhe radioje i nderuar me disa çmime. Ai çdo ditë jepte lajmet te Newsbit në Radion BBC-1 duke informuar kështu miliona e miliona njerëz. Chris-i ka edhe një karrierë të shkëlqyer si shkrimtar duke fituar në vitin 1981 Konkursin e Prozës së Shkurtër H.E. Bates 9 në tetë kategori, me përrallën e tij “Ku janë biskotat me brendi?”. As Chris-i nuk zotëron superfuqi, megjithatë ai kënaqet me macen tij, Mabelin, teksa e ngre lart dhe vrapon sa andej-këndej duke bërë gjoja sikur ajo fluturon.

Për Erica Salcedo

Erica Salcedo ka studiuar Arte të Bukura në Universitetin Castilla-La Mancha, përpara se të vazhdonte studimet master në Dizajn Grafik. Për të krijuar ilustrimet e saj, ajo përdor një kombinim teknikash – nga vizatimi me dorë te përpunimi digjiital – dhe gjithmonë kujdeset të shtojë edhe një dozë humori. Erica jeton në Cuenca, Spanjë.