Si mund të zgjedhësh mes dashurisë dhe të ardhmes?
Eva është një vajzë adoleshente si gjithë të tjerat… Ajo është vajza e parë që ka lindur në pesëdhjetë vjet. Për ta, ajo është përgjigjja e lutjeve dhe shpresa e fundit.
Gjatë gjithë jetës Evën e kanë mbajtur larg meshkujve. Larg të vërtetës të së shkuarës së saj. Por me të mbushur të gjashtëmbëdhjetat Evës i duhet të përballet me fatin e saj dhe të bëjë zgjedhjen më të rëndësishme të jetës. Ajo duhet të zgjedhë një bashkëshort mes tre djemve kandidatë të mundshëm.
E ardhmja e njerëzimit tashmë është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Ai nuk ishte pjesë e planit. Megjithatë, sa më shumë afrohet Eva me të, aq më të vështirë e ka të kuptojë se çfarë duhet të bëjë.
Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Do që të jetë e lirë. Por, këtë herë zgjedhja e saj nuk do të përcaktojë vetëm të ardhmen e saj.
Nëse Eva zgjedh Bramin, mund të humbasë gjithçka. Nëse nuk e zgjedh, mund të humbasë dashurinë e saj.
Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?
“Eva e njerëzimit” është libri i parë i një trilogjie mbresëlënëse, shkruar nga autorët bestseller Tom dhe Giovanna Fletcher.
Giovanna Fletcher është shkrimtare, aktore dhe blogere britanike. E rritur në Essex të Britanisë së Madhe, ajo studioi në shkollën e njohur të arteve skenike “Sylvia Young Theatre School”, ku u njoh me bashkëshortin e saj, autorin Tom Fletcher. Më pas përfundoi studimet për aktrim në “Rose Bruford College” dhe nisi karrierën në teatër, gazetari dhe krijimin e përmbajtjeve online.
Giovanna është autore e disa librave të suksesshëm. Në shkrimet e saj, ajo sjell histori që frymëzohen nga jeta, marrëdhëniet njerëzore dhe përvojat e jetës së përditshme.
Tom Fletcher është një nga autorët më të dashur të letërsisë për fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar. I njohur për imagjinatën dhe humorin, ai është autor i disa bestsellerëve, ndër të cilët “The Christmasaurus”, “The Creakers” dhe “The Danger Gang”. Librat e tij janë përkthyer në 33 gjuhë dhe kanë shitur mbi 2,5 milionë kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Librat e çiftit Fletcher janë shitur në mbi 1,5 milionë kopje dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Platforma e tyre në rrjetet sociale ka një audiencë të larmishme, me mbi 6 milionë ndjekës. Tom dhe Giovanna janë të martuar që nga viti 2012 dhe janë prindër të tre djemve, Buzz, Buddy dhe Max.
“Eva e Njerëzimit” është romani i tyre i parë si dhe trilogjia e parë.