Pak historianë janë interesuar për Enver Hoxhën si person, si dhe për logjikën e tij të mbrapshtë, ndaj dhe lindi kjo ese biografike që gjurmon hap pas hapi rrugën e tij, vizionin e tij për botën dhe patologjinë e tij.
Sipas autorit Bertrand Le Gendre, njeriu që udhëhoqi Shqipërinë marksiste-leniniste, nga viti 1944 deri kur u nda nga jeta, në vitin 1985, Enver Hoxha, i sfidon të gjitha kategoritë e sistemeve. Në këtë vend të vogël ballkanik me histori të trazuar, ai konceptoi dhe zbatoi një totalitarizëm të pashoq, në të cilin absurdi u shoqërua me abuzimet më të këqija.
“…Shoku Enver nuk kishte besim tek asgjë dhe nuk besonte askënd. Në periudha të njëpasnjëshme ai u prish me Jugosllavinë e Mareshalit Tito, me BRSS-në post-staliniste e më pas me Kinën e Mao Ce Dunit. I izoluar komplet nga mbarë bota, me kufij të mbyllur hermetikisht, jashtë çdo zhvillimi modern, krejtësisht në grinë e zymtë ku Hoxha e kish zhytur, ai vetëm kështu ndihej i sigurt. Njëherësh, ky libër kërkon të shpjegojë edhe mbështetjen, që Hoxha mori në Francë nga aktivistë maoistë, figura këto jopartiake, si dhe nga “turistët politikë”, kryesisht studentë, të cilët gjatë pushimeve verore kërkonin modelin e një shoqërie ideale. Në vitin 1991, kur Shqipëria i dha fund komunizmit që ata lavdëronin, vendi u zhyt në kaos. Me këtë çmim erdhi liria e saj.”…
Gazetari dhe eseisti Bertrand Le Gendre ka qenë kryeredaktor i Le Monde-it dhe profesor i asociuar në Universitetin Panthéon-Assas Paris-II. Dy veprat e tij kryesore janë De Gaulle et Mauriac: Le Dialogue oublié (Fayard, 2015) dhe de Bourguiba (Fayard, 2019, Grand Prix për biografinë politike).