Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
E ardhmja e kapitalizmit
Politikë / Ekonomi

E ardhmja e kapitalizmit

1200 Lekë

Ku po shkon kapitalizmi?

Në këtë libër ambicioz, me ide dhe qasje të reja, Paul Collier—një nga ekonomistët më të shquar britanikë—analizon me imtësi dështimet e kapitalizmit bashkëkohor. Ai përqendrohet te hendeku gjithnjë e më i thellë që ndan të shkolluarit nga shtresat më pak të arsimuara, metropolet e zhvilluara nga provincat në rënie, si dhe vendet e pasura nga bota në zhvillim.

Autori argumenton se, me zgjerimin e këtyre përmasave, shoqëria ka humbur ndjenjën e detyrimit etik ndaj tjetrit—një vlerë që ishte thelbësore për lindjen dhe suksesin e social-demokracisë në periudhën e pasluftës.

Përmes një gjuhe plot pasion dhe frymë polemizuese, Collier rrëzon iluzionet e ideologëve dhe retorikën e populistëve. Ai propozon zgjidhje jashtëzakonisht origjinale, pragmatike dhe të bazuara në parime të forta morale.

Duke ndërthurur vizionin e tij me idetë e shkencëtarëve socialë më të shquar në botë, Collier na tregon rrugën se si ta shpëtojmë kapitalizmin nga vetvetja, duke u çliruar njëherë e mirë nga dogma dhe paragjykimet intelektuale të shekullit XX për të garantuar një prosperitet të përbashkët.

Autor
Paul Collier
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-286-82-6
Faqe
360
Botimi
2020
Për Paul Collier

Paul Collier është profesor i Shkencave Ekonomike dhe Politikave Publike në Shkollën Blavtnik të Qeverisë në Oksford. Ai është autor i “Bottom Billion”, i cili ka fituar çmimin Lionel Gelber dhe çmimin Arthur Ross, të akorduara nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, i librave “The Plundered Planet”,

“Exodus and Refuqe” (me Alexander Betts). Collier ka qenë drejtor i Departamentit të Kërkimeve të Bankës Botërore, si dhe konsulent i qeverisë gjermane dhe shumë qeverive të tjera në botë.