Kur një gënjeshtër e vogël e bardhë të çon drejt një mali me telashe...
Koli është ndryshe nga shokët e tij: fëmijët e tjerë kanë pajisjet dhe atletet më të fundit, kurse familja e tij mezi e shtyn fundin e muajit. Por gjithçka ndryshon kur një nga pikturat e tij vlerësohet për talentin dhe shitet për mijëra paund, në një galeri të fisme arti në Londër. Papritur, Koli e gjen veten në qendër të vëmendjes së botës ndërkombëtare të artit, si personazh kryesor drejtpërsëdrejti në televizor, me një pasuri që shkon përtej ëndrrave të tij më të shfrenuara, i lëvduar si djalë gjeni. Ishte MREKULLI të qenit i famshëm... por Koli ruan një sekret që, nëse del në shesh, mund ta shkatërrojë çdo gjë rreth tij...
A do të arrijë Koli të dalë nga rrjeta e gënjeshtrave që ka krijuar?
Një histori gazmore dhe njëherësh prekëse plot surpriza e gabime nga të cilat mëson se si të jesh vetvetja.
Nga e njëjta autore lexo edhe DJALI – PESHK I KUQ
Lisa Thompson është autore shumë e njohur britanike e romaneve për fëmijë. Libri i saj, Djali peshk i kuq, u përzgjodh nga “Waterstones Children’s” si libri i muajit dhe shumë shpejt u bë bestseller ndërkombëtar. Ajo ka shkruar disa libra të vlerësuar nga kritika, ndër ta edhe Djali që mashtroi botën. Gazeta The Times e ka cilësuar atë si “një nga shkrimtaret më krijuese për fëmijë”.
Lisa Thompson jeton me familjen e saj në Suffolk, Mbretëria e Bashkuar.
Mike Lowery është ilustrues dhe autor amerikan, i njohur për stilin e tij të veçantë, argëtues dhe plot humor. Ai ka ilustruar shumë libra për fëmijë, duke i pasuruar historitë me personazhe dhe vizatime të gjalla.
Në librin Djali që mashtroi botën, ilustrimet e tij i japin historisë një karakter të veçantë dhe e bëjnë librin edhe më tërheqës për lexuesit.