Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Djali peshk i kuq
Mister / Spiunazh

Djali peshk i kuq

1200 Lekë

Mateo është 12 vjeç dhe prej kohësh qëndron në dhomën e tij. I pëlqejnë sipërfaqet e pastruara xixë dhe ndihet më i sigurtë në dhomën e tij të gjumit, duke vështruar nga dritarja fqinjët dhe banorët e vendit ku jeton. Urren mikrobet, të dalë jashtë shtëpisë dhe zhgënjimin e mamit dhe babit ndaj tij. Kur një fëmijë që po qëndronte te fqinji ngjitur zhduket, Mateoja e gjen veten në qendër të misterit. Secili prej fqinjëve është i dyshuar… dhe Mateoja është çelësi për të zbuluar se çfarë ndodhi, edhe pse duke bërë këtë i dalin në pah sekretet e veta.

Me ndihmën e disa personazheve të jashtëzakonshëm, ai nis një kërkim që do ta çojë përtej frikërave të tij dhe do t’i tregojë se, edhe në momentet më të vështira, mund të gjenden miqësi, guxim dhe shpresë.

Një histori prekëse, emocionuese dhe plot mister, që flet për vetminë, frikën, miqësinë dhe fuqinë për të besuar përsëri te vetja.

Nga e njëjta autore lexo edhe “Djali që mashtroi botën”

Autor
Lisa Thompson
Ilustrues
Mike Lowery
Përkthyes
Edlir Velaj
ISBN
978-9928-341-32-7
Faqe
400
Botimi
2021
Mosha e sugjeruar
9 - 12 vjeç
Për Lisa Thompson

Lisa Thompson është autore shumë e njohur britanike e romaneve për fëmijë. Libri i saj, Djali peshk i kuq, u përzgjodh nga “Waterstones Children’s” si libri i muajit dhe shumë shpejt u bë bestseller ndërkombëtar. Ajo ka shkruar disa libra të vlerësuar nga kritika, ndër ta edhe Djali që mashtroi botën. Gazeta The Times e ka cilësuar atë si “një nga shkrimtaret më krijuese për fëmijë”.

Lisa Thompson jeton me familjen e saj në Suffolk, Mbretëria e Bashkuar.

Për Mike Lowery

Mike Lowery është ilustrues dhe autor amerikan, i njohur për stilin e tij të veçantë, argëtues dhe plot humor. Ai ka ilustruar shumë libra për fëmijë, duke i pasuruar historitë me personazhe dhe vizatime të gjalla.

Në librin Djali që mashtroi botën, ilustrimet e tij i japin historisë një karakter të veçantë dhe e bëjnë librin edhe më tërheqës për lexuesit.