Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Djali Miliarder
David Walliams

Djali Miliarder

1000 Lekë

Njihuni me Xhoi Pataten, dymbëdhjetëvjeçarin më të pasur në botë.

Xhoi ka ç’t’i dojë zemra:

makinën e vet të garës Formula Një,

një mijë palë atlete,

madje edhe një shërbëtor orangutang!

Po, Xhoi ka gjithçka që do, por ai ka nevojë vetëm për një gjë: një shok...

Një histori jashtëzakonisht gazmore, prekëse dhe e veçantë, që tregon se pasuria e vërtetë nuk matet me paratë dhe sendet që zotërojmë, por me miqësinë, dashurinë dhe njerëzit që kemi pranë.

Autor
David Walliams
Ilustrues
Tony Ross
Përkthyes
Artan Miraka
ISBN
978-9928-219-67-1
Faqe
280
Botimi
2011
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për David Walliams

DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.

Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.

ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.

Për Tony Ross

Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.