Në jetën e saj, të cilën Alisa ia rrëfen ditë pas dite ditarit të saj, ka ngjarje të reja: ato zhvillohen me sekrete, pajtime, intriga, rivalitete, hakmarrje, shumë ndihmë reciproke dhe bashkëpunim, të qeshura me bollëk, por edhe të gjitha llojet e emocioneve. Pra, PLOT jetë! (Dhe dashuri po ashtu)
“... I dashur ditar!
Çfarë ka më magjike sesa Krishtlindja e bardhë? Sidomos kur pushimet i kalon në Covey Hill! Sa kënaqësi të takosh Maria-Evën, Afrikan, Eman, Petrysin dhe të tjerët në janar!
E vetmja hije në gjithë këtë: Kruela u kthye përsëri në shkollë. Rrezikshmërisht në formë… Këtë dimër, po ndodhin dy dashuri!
Rreth meje, Kupidi nuk rri kurrë pa punë, më e pakta që mund të themi. Karimi më mungon… Pse nuk po më jep më asnjë shenjë jete?...”
Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.