Ngjarjet vijojnë plot aksion dhe qëndrim pezull, sekrete, intriga, rivalitete, shumë ndihmë reciproke dhe bashkëpunim, por edhe të qeshura me bollëk dhe të gjitha llojet e emocioneve.
“... I dashur ditar,
Asgjë nuk shkon mirë në klasën e 6-të B! Një nxënëse e klasës bëri një gabim, dhe pasojat po i vuajmë ne. Oh, jo! Shpresoj që të triumfojë miqësia. Deri atëherë, për të ndryshuar mendimet, kemi:
* filmin e shkollës, move dub!
* një festë surprizë për ditën e fundit përpara festave…
* ngjarje të pabesueshme, si metamorfoza e Zoes nga bebe peshkaqen në një kokë për kokë me… një merimangë migal!...”
Nëse dëshiron të zbulosh më shumë për botën e Alisës mund të vizitosh faqen: HYPERLINK "http://www.lejournaldalice.com" www.lejournaldalice.com
Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.