Ngjarjet vijojnë plot aksion dhe qëndrim pezull, sekrete, intriga, rivalitete, shumë ndihmë reciproke dhe bashkëpunim, por edhe të qeshura me bollëk dhe të gjitha llojet e emocioneve.
“... I dashur ditar,
Vjeshtë plot ngjarje! Për shkak të një prej hutimeve legjendare të mamit, ja ku jam viktimë intimidimi në shkollë. Si do të dal? Astrid Vermylë bëri prapësi edhe në kufirin amerikan. A është ajo një emigrante e paligjshme që kërkohet nga policia?
E pastaj janë edhe këto sinjalet e çuditshme dhe të bërtiturat në mes të natës… Të jetë e pushtuar nga xhindet shtëpia pas nesh? Përfundimisht, kjo periudha e Hallouinit ta mban shpirtin pezull…”
Nëse dëshiron të zbulosh më shumë për botën e Alisës mund të vizitosh faqen: HYPERLINK "http://www.lejournaldalice.com" www.lejournaldalice.com
Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.