Tashmë Alisa është në klasën e gjashtë. Në jetën e saj, të cilën Alisa ia rrëfen ditë pas dite ditarit të saj, ka ngjarje të reja plot humor, të papritura, sekrete, por edhe të gjitha llojet e emocioneve.
“... I dashur ditar,
Kam kënaqësinë të të njoftoj se po inauguroj sezonin tënd të dytë! Ja, unë dhe shokët e mi shkuam në klasë të 6-të! Mezi po pres të të tregoj ditën e parë të shkollës. Dhe mbi të gjitha, të të them se kush gjendet në klasën time… dhe kush nuk është më. (Uf…Karim më mungon. Do të doja shumë të kisha lajme nga ti!) A do të kalojmë një tjetër vit magjik me zotin Gotje? A do të më duhet të duroj ende inatet e të frikshmes Kruela Fatal?! Në menu: qëndrim pezull, festa dhe të qeshura të çmendura!...”
Nëse dëshiron të zbulosh më shumë për botën e Alisës mund të vizitosh faqen: www.lejournaldalice.com
Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.