Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ditari i Alisës 3 - Sekrete poshtë panjës
Ditari i Alisës

Ditari i Alisës 3 - Sekrete poshtë panjës

600 Lekë

I dashur ditar,

Mezi po pres të të tregoj ngjarjet e pranverës: udhëtimi i famshëm në Otava me Maria-Evën, festa e saj me pizhame (shumë cool!), sa shumë që e dua macen time pasha, ardhja e ditëve të bukura (me minifund dhe bluzën e Lola Falbalas, urra!), një fundjavë shumë e gjallë nën shoqërinë e kushërinjve të mi (çfarë atmosfere!). E mbi të gjitha sekretet tona poshtë panjës: Maria-Eva, Afrika, të tjerët dhe unë… Sepse miqësia, i dashur ditar, është e shenjtë!

Ditari i Alisës, lexohet duke filluar nga libri i parë e sipas radhës, meqenëse historitë vijojnë dhe nuk duhet humbur asgjë. Megjithatë, edhe nëse e filloni nga libri i dhjetë, për shembull, apo nëse i lexoni në mënyrë të çrregullt aventurat e Alisës, do ta kuptoni historinë, sepse çdo vëllim përbën një njësi më vete, pra, gjithçka lejohet!

Autor
Sylvie Louis
Përkthyes
Irena Bajrami
ISBN
978-9928-116-81-9
Faqe
156
Botimi
2015
Mosha e sugjeruar
9-11 vjeç
Për Sylvie Louis

Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.