Alisa Obri është 10 vjeçe. Ajo është një vajzë e ndjeshme, e gëzuar, plot imagjinatë e humor dhe… e hutuar. Ajo jeton në Montreal me familjen e saj. Një ditë para fillimit të klasës së pestë, vendos të mbajë ditar personal. Në kopertinën e fletores rozë që i ka dhuruar xhaxhai Alex, ajo shkruan: DITARI I ALISËS – 1
“… Nesër fillon shkolla dhe me siguri do të kem plot gjëra për të shkruar. Kush do të jetë mësuesja ime... Po klasa ime si do të jetë …
Do të jetë shumë bukur po të jem përsëri me Maria-Èvën (shoqen time më të mirë)! Uf, ndoshta do më duhet të duroj përsëri të tmerrshmen Zhizhi Foster (armiken time publike numër një). …”
Mirë se vini në botën e Ditari i Alisës, serisë për vajza, (të cilën vëllezërit e tyre e lexojnë fshehurazi. Por shhhhhhh!!!!) 😄
Një libër shumë i këndshëm me personazhe të mrekullueshëm që zbulohen përmes ditarit personal të Alisës. Do të mësoni më shumë për Alisën, nxënësen që përjeton plot ngjarje dhe aventura në shkollë, me shoqet dhe shokët e klasës, veçanërisht mësuesin e tyre.
Miqësia dhe jeta e përditshme shkollore mund ta bëjnë jetën e një fëmije plot aventura dhe kujtime si personazhi ynë Alisa.
Sylvie Louis është diplomuar për gazetari në Bruksel, Belgjikë. Ajo e filloi karrierën duke punuar si zëvendëskryeredaktore e revistës L’enfant në Belgjikë. Më pas, pasi emigroi në Montreal, ku punoi si gazetare e pavarur për gazeta dhe revista të ndryshme. Gjatë 22 viteve, ajo ka shkruar më shumë se 400 artikuj, veçanërisht për rubrikën e saj “Autour de la naissance”. Po kështu ka shkruar edhe libra për prindërit e bebeve prematurë. Pasioni i saj janë librat dhe leximi.