Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ditarët e Peshkopes 6 – Rrëfenjat e një zemërthyesi aspak të lumtur
Ditarët e Peshkopes

Ditarët e Peshkopes 6 – Rrëfenjat e një zemërthyesi aspak të lumtur

1000 Lekë

Festa më e madhe e vitit po afron… por me kë do të shkojë Niki? 💕

Niki Maksuell mezi pret festën e madhe të shkollës dhe shpreson që Brendoni, djali që ajo e pëlqen, ta ftojë si partnere. Por koha po kalon dhe Brendon ende nuk ia ka bërë ftesën e shumëpritur. 😱

Niki fillon të shqetësohet: Po sikur Brendoni të mos dëshirojë të shkojë me të? Po sikur, edhe më keq, të shkojë me Mekenzin?!

Mes emocioneve, pasigurive dhe rivalitetit me Mekenzin, Niki duhet të përballet me një nga dilemat më të mëdha të saj. A do të realizohet ëndrra e Nikit për të shkuar në festë me Brendonin, apo Mekenzi do t’ia prishë planet edhe këtë herë?

Zbuloje duke lexuar librin! Një aventurë plot emocione, humor dhe… DASHURI!

Autor
Rachel Renée Russell
Ilustrues
Rachel Renée Russell
Përkthyes
Elda Beta
ISBN
978-9928-219-53-4
Faqe
348
Botimi
2016
Mosha e sugjeruar
9-13 vjeç
Për Rachel Renée Russell

Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.

Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”