Një gazetë! Thashetheme! Një rivalitet i ri!
Niki Maksuell përballet sërish me rivalen e saj, Mekenzi, e cila fillon të shkruajë një rubrikë me thashetheme në gazetën e shkollës. Niki vendos të bashkohet me redaksinë e gazetës, fillimisht vetëm për të mbajtur nën vëzhgim Mekenzin dhe për ta penguar të përhapë një thashethem të sikletshëm për Brandonin, djalin që Niki pëlqen. 💕📰
Por gjërat marrin një kthesë të papritur kur Niki nis të shkruaj rubrikën e saj me këshilla. Papritur, kutia e postës së saj mbushet me letra nga nxënës që kërkojnë ndihmë për problemet e tyre! Edhe pse Niki përpiqet të japë këshillat më të mira, ajo e kupton se edhe ekspertja e këshillave ka nevojë për pak ndihmë. Për fat të mirë, shoqet e saj, Kloe dhe Zoi, janë gjithmonë pranë saj. 💗
A do të arrijë Niki të zgjidhë problemet e të tjerëve, të ndalojë thashethemet e Mekenzit dhe të mbrojë sekretet e saj?
Zbuloje në këtë aventurë plot humor, miqësi, gazetari dhe surpriza!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”