“Receta për të qenë një katastrofë! 4 përbërës. Shto 2 shoqe dhe dashurinë sekrete. Pjesëtoji me një vajzë të keqe, të gatshme për të shkatërruar Nikin.”
Jeta e Nikit duket se po shkon për mrekulli. Ajo po përshtatet me shkollën e re, po kalon kohë me shoqet e saj më të mira, Kloi dhe Zoi, dhe, mbi të gjitha, Brendoni, djali që i pëlqen, e ka zgjedhur të punojnë së bashku në laborator! 💕
Por gjithçka ndryshon kur Niki dëgjon Mekenzin të mburret se Brendoni do ta marrë në festën e Hallounit. E zhgënjyer, Niki vendos ta kalojë festën me motrën e saj të vogël, Briana.
Por… po sikur Mekenzi të ketë gënjyer? 👀
Kur Niki zbulon të vërtetën, papritur ëndrra e saj për të shkuar në festë me Brandon-in mund të realizohet. Problemi i vetëm është se ajo duhet të përpiqet të menaxhojë dy festa në të njëjtën kohë, ndërsa përballet me një seri situatash qesharake, të çmendura dhe plot katastrofa!
A do t’ia dalë Niki të mbijetojë nga kjo “recetë për katastrofë”?
Hape librin dhe zbuloje!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”