Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ditarët e Peshkopes 15 – E marrosur pas Parisit
Ditarët e Peshkopes

Ditarët e Peshkopes 15 – E marrosur pas Parisit

1000 Lekë

Një udhëtim drejt Parisit, një bandë muzikore dhe plot pengesa! 🎶🗼

Në librin e pesëmbëdhjetë të serisë Ditarët e Peshkopes, Niki Maksuell dhe banda e saj janë nisur drejt Parisit. Duket se do të përjetojnë një aventurë fantastike, por rrugës përballen me një sërë të papriturash dhe pengesash që mund t’ua prishin planet.

Dhe, ka edhe një problem tjetër, Niki mendon se di mjaftueshëm frëngjisht për t’ia dalë mbanë, por shumë shpejt kupton se aftësitë e saj në gjuhën franceze nuk janë aq të mira sa kishte shpresuar! 🇫🇷😂

Tani ajo duhet të përdorë zgjuarsinë, intuitën dhe ndihmën e miqve të saj për të zgjidhur problemet dhe për të vazhduar udhëtimin.

A do të arrijë Niki dhe banda e saj në Paris për të përjetuar të gjitha aventurat që i presin nën hijen e Kullës Eiffel?

Apo aventurën e tyre do ta kthejnë në një tjetër katastrofë “Peshkopeje”?

Një histori plot humor, muzikë, udhëtime dhe situata të papritura që do t’ju bëjë të qeshni në çdo faqe!

Autor
Rachel Renée Russell
Ilustrues
Rachel Renée Russell
Përkthyes
Elda Beta
ISBN
978-9928-341-97-6
Faqe
328
Botimi
2024
Mosha e sugjeruar
9-13 vjeç
Për Rachel Renée Russell

Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.

Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”