Një javë në shkollën e armikes së saj… Çfarë mund të shkojë keq? 😱📚
Niki Maksuell mendon se ka fatin më të keq në botë kur, gjatë programit të shkëmbimit të nxënësve, caktohet pikërisht në Akademinë “North Hampton Hills”, shkollën e re të rivales së saj, Mekenzi Hollister.
Të kalosh një javë në shkollën e armikes së saj do të ishte mjaftueshëm keq, por Niki zbulon diçka edhe më shqetësuese: në “North Hampton Hills” mund të ketë dikë që është edhe më e aftë se Mekenzi për të qenë mbretëresha e dramës! 💅😱
Tani asaj i duhet të mbijetojë një javë mes nxënësve të rinj, rivaliteteve, dramave dhe situatave të papritura.
A do të arrijë Niki ta përballojë këtë javë pa u turpëruar, apo gjithçka do të përfundojë në një katastrofë të vërtetë?
Zbulo kush do ta fitojë këtë përballje mes dy botëve!
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”