Hyni në botën e mrekullueshme të shkrimtarit BEN MILLER
Shumë kohë më parë, Lana dhe i vëllai, Harrisoni, kalonin orë të tëra duke luajtur së bashku. Pastaj, një ditë, Harrisoni vendosi të mos luante më sep se ishte shumë i rritur për lojëra. Lana e ndiente fort mungesën e vëllait, derisa, një natë, një supermarket u shfaq papritur, duke ndryshuar çdo gjë…
Fshehur mes rafteve ndodhej një portë për në botën e përrallave, por jo si ato ku të gjithë jetojnë të lumtur përgjithmonë. Këto janë histori të vërteta, të rrezikshme që duhet t’i lexojnë vetëm fëmijët e guximshëm. Lanës i duhet të mbledhë gjithë fuqinë e saj, sepse bota e përrallave ndodhej në rrezik.
A do të mundet ajo ta bindë Harrisonin që t’i bashkohet, t’i besojë prapë, para se të jetë tepër vonë?
Një aventurë magjike për fuqinë e tregimeve dhe një përkujtues i rëndësishëm: Asnjëherë s’je shumë i rritur për të besuar në përralla...
Nga Ben Miller lexo edhe: Nata kur takova babagjyshin e Krishtlindjes; Djaloshi që e bëri botën të zhdukej
Ben Miller është autor bestseller, aktor, regjisor dhe komedian britanik. Ai është i njohur për humorin e tij dhe për role në filma e seriale të suksesshëm. Si autor, Ben Miller ka shkruar histori magjike dhe plot humor për fëmijë, si Nata kur takova babagjyshin e Krishtlindjes dhe Djaloshi që e bëri botën të zhdukej, Dita kur u magjepsa nga një përrallë etj. Librat e tij ndërthurin aventurën, fantazinë dhe humorin, duke sjellë histori të ngrohta që i argëtojnë dhe i frymëzojnë lexuesit e vegjël.
Daniela Jaglenka Terrazzini
Daniela Jaglenka Terrazzini është ilustruese, punët e së cilës janë ekspozuar në mbarë botën. Ajo ka studiuar artet e bukura në Milano, përpara se të transferohej në Londër për të studiuar fotografinë. Qasja bashkëkohore e Danielës ndaj stilit klasik i mundëson asaj të punojë me disa libra me ilustrime mjaft sfiduese. Librat e saj kanë marrë vlerësime të shumta nga profesionistët e industrisë së botimeve.