David Walliams iu paraqet personazhin e tij më të keq në këtë rrëfenjë drithëruese, që do t’ju bëjë t’ju kërcasin dhëmbët nga frika dhe t’ju shqyhen nofullat prej gazit!
Një libër për Alfin, një djalë me zemër të madhe, por me një frikë edhe ca më të madhe nga dentistët.
“…Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por, kur zgjoheshin në mëngjes, gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra e qindra gërshërëza që dilnin nga poshtë jastëkut.”
Djalli ishte në punë e sipër. Po kush apo çfarë fshihej pas kësaj? Dhe çfarë sekreti fshihet pas dentistit të ri e misterioz?
Një histori me aventura plot humor, mister dhe emocione, që nuk do ta lini deri në faqen e fundit.
Lexojeni librin dhe zbulojeni!
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.