E dini çfarë? Për çunat e këqij ky është vetëm fillimi. Të lirosh 200 qen nuk është asgjë. si thoni për një mision të ri shpëtimi të 10 000 pulave nga një rrethim ferme super modern, që ruhet nga më i pashmangshmi sistem sigurie me laser? Por si mund të shpëtosh pula, kur njëri prej jush njihet si “Gllabërues pulash”?
E ç’mundet vallë të shkoj kaq keq?
Ndiqini çunat e këqij në aventurat e reja së bashku me një pjesëtar të ri, të frikshëm, në skuadër… dhe mbajini sytë hapur, sepse ky shejtani i ri mund të jetë fundi i kësaj ëndrre.
Bëhuni gati të mbani barkun me dorë nga të qeshurat sepse kjo bandë shenjtorësh çapaçulë është rikthyer në qytet me misione të reja edhe më argëtuese.
Aaron Blabey është shkrimtar dhe ilustrues australian, i njohur veçanërisht për librat humoristikë për fëmijë. Është autor bestseller, i renditur në vendin nr.1 të New York Times, me rreth 30 milionë libra të shitur. Ai është gjithashtu bashkëproducent ekzekutiv i filmit The Bad Guys nga DreamWorks Animation dhe i përshtatjes së ardhshme muzikore të Thelma the Unicorn nga Netflix. Librat e tij janë vlerësuar nga kritika dhe lexuesit për humorin, personazhet e paharrueshme dhe ilustrimet e tij karakteristike, duke i bërë veprat e tij të njohura thuajse në shumë vende të botës.