Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Çunat e këqij – 1
Humor / Emocione

Çunat e këqij – 1

600 Lekë

Ata ngjajnë si të këqij, duken si të këqij... dhe madje kundërmojnë si të rrezikshëm. Por zoti Ujk, zoti Piranja, zoti Gjarpër dhe zoti Peshkaqen janë gati ta ndryshojnë të gjithë këtë...

Zoti Ujk ka një plan të guximshëm për misionin e parë të mirë të të këqijve. Ata do të çlirojnë dyqind qen nga qendra e qenve të qytetit me siguri maksimale.

A do të shkojë gjithçka sipas planit në operacionin Qendra e Qenve? A do të bëhen të këqijtë çuna të mirë? Dhe a mundet zoti Gjarpër të ndalojë së gëlltituri zotin Piranja?!

Një aventurë plot humor, ngjarje dhe situata gazmore, ku disa personazhe që duken si keqbërës përpiqen të bëhen HERONJ.

Përgatitu të lexosh historinë më gazmore, më zbavitëse që ke lexuar ndonjëherë…

I cilësuar si një nga librat më të shitur prej New York Times.

Autor
Aaron Blabey
Ilustrues
Aaron Blabey
Përkthyes
Kristi Kaca
ISBN
978-9928-286-48-2
Faqe
140
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
6 - 8 vjeç
Për Aaron Blabey

Aaron Blabey është shkrimtar dhe ilustrues australian, i njohur veçanërisht për librat humoristikë për fëmijë. Është autor bestseller, i renditur në vendin nr.1 të New York Times, me rreth 30 milionë libra të shitur. Ai është gjithashtu bashkëproducent ekzekutiv i filmit The Bad Guys nga DreamWorks Animation dhe i përshtatjes së ardhshme muzikore të Thelma the Unicorn nga Netflix. Librat e tij janë vlerësuar nga kritika dhe lexuesit për humorin, personazhet e paharrueshme dhe ilustrimet e tij karakteristike, duke i bërë veprat e tij të njohura thuajse në shumë vende të botës.