Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Ç’të bësh kur të nguliten veset e këqija
Ç'të bësh

Ç’të bësh kur të nguliten veset e këqija

700 Lekë

Udhëzues për fëmijë për të tejkaluar vese si: kafshimi i thonjve, thithja e gishtave, përdredhja e flokëve, pickimi i lëkurës, përtypja e bluzave etj.

Ke një ves, që e ke të vështirë ta ndalosh? Një ves që të bën me turp apo të fut në siklet.

Nëse është kështu nuk je i vetëm.

Shumë fëmijë që kanë vese si këto do të dëshironin shumë t’i largonin. Por veset janë më të forta se dëshirat. Ato hedhin rrënjë thellë, dhe nguliten fort. Edhe nëse dëshiron të çlirohesh, nuk mundesh. Vetëm nëse ke në duar çelësat e duhur.

Udhëzuesi Ç’të bësh kur të nguliten veset e këqija ju siguron çelësat për të shpëtuar nga një mori vesesh të bezdisshme. Shembuj praktikë, ilustrimet e larmishme dhe udhëzimet hap pas hapi ju mësojnë strategjitë themelore për t’i mposhtur veset, duke trajtuar gjithçka: që nga kafshimi i thonjve dhe thithja e gishtave tek përtypja e bluzave, përdredhja e flokëve e vese të tjera.

Ky libër interaktiv vetëndihmues është një mundësi shumë e mirë për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të çlirohen nga veset e këqija.

Autor
Dawn Huebner
Ilustrues
Bonnie Mathews
Përkthyes
Aulona Ormeni
ISBN
978-9928-286-39-0
Faqe
72
Botimi
2019
Mosha e sugjeruar
6 - 12 vjeç
Për Dawn Huebner

Dawn Huebner PH.D. është psikologe klinike në Exeter, New Hampshire, e specializuar në trajtimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Udhëzuesit “Ç’të bësh kur…” – shpjegojnë koncepte komplekse psikologjike përmes metaforave, gjuhës së thjeshtë dhe humorit që fëmijët mund t’i kuptojnë lehtësisht.

Të gjithë librat e Dr. Huebner pasqyrojnë filozofinë e saj se fëmijët mund dhe duhet të mësohen të ndihmojnë veten, dhe se ata janë të aftë të kapërcejnë edhe sfida që në fillim duken të pakapërcyeshme.

Për Bonnie Mathews

Arti i plot ngjyra dhe stil të këndshëm i Bonnie Matthews shfaqet në shumë libra dhe revista për fëmijë. Ajo jeton në Baltimore.