Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin zilinë dhe xhelozinë
Ti e di, me siguri, se piratët përdorin dylbi për të parë anije të tjera apo tokën në horizont? Duke u fokusuar te gjërat e vogla në largësi, ata lënë pa parë gjëra të tjera rreth e rrotull tyre. Kështu, ata humbasin gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë edhe mundësinë për t’u kënaqur. Ndonjëherë humbin mundësinë t’i gëzohen thesarit të çmuar që tashmë kanë!
Ashtu si piratët që përdorin dylbinë, edhe fëmijët mund të përqendrohen vetëm tek ajo gjë që duan dhe të mos i vënë re gjërat e mira që ata i kanë.
Nëse ti je fëmijë që mendon: “Nuk është e drejtë!”, ky libër është për ty!
Udhëzuesi Ç’të bësh kur nuk të duket e drejtë i drejton fëmijët nëpër emocionet e vështira të zilisë dhe të xhelozisë dhe bazohet te teknikat e parimet konjitivo-sjellore. Ky libër vetë-ndihmës e ndërveprues është një burim tërësor edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që i ndihmon fëmijët të përballen me zilinë... për të mësuar se si të lundrojnë me kënaqësi si piratë në detet e gjera!
Jacqueline B. Toner është psikologe klinike në Baltimorë, Maryland, me mbi tridhjetë vite përvojë në praktikën e punës me fëmijë dhe prindër. Së bashku me psikologen Claire A. B. Freeland, është bashkautore e disa librave praktikë dhe edukativë, ndër të cilët spikat seria Ç’të bësh, që i ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të përballojnë emocione dhe vështirësi të ndryshme, si frika, xhelozia, ankthi social dhe frika nga gabimet.
Librat e saj ndërthurin njohuritë e psikologjisë me ushtrime dhe këshilla praktike, duke u ofruar fëmijëve dhe prindërve mjete konkrete për të zhvilluar vetëbesimin, qëndrueshmërinë emocionale dhe aftësitë për të përballuar sfidat e përditshme.
Claire A. B. Freeland është psikologe klinike dhe autore e vlerësuar me disa çmime, e vlerësuar për librat e saj për fëmijë dhe adoleshentë. Në librat e saj, në bashkëautorësi me Jacqueline B. Toner, ajo trajton tema të rëndësishme të botës emocionale të fëmijëve që i ndihmojnë ata të përballen me frikën, zilinë, xhelozinë dhe sfidat e përditshme. Disa nga librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë.
David Thompson jeton në Baltimore, Maryland, me gruan dhe dy vajzat. Artist prej tri brezash, ai nuk ka kaluar asnjë çast të jetës së tij pa vizatuar diçka.