Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Çifte të shëndetshme
Psikologji / Filozofi

Çifte të shëndetshme

1000 Lekë

Ndërto një marrëdhënie të fortë, të shëndetshme dhe që të zgjasë në kohë. Udhërrëfyesi përfundimtar për të ndërtuar një marrëdhënie në çift të fortë, të shëndetshme dhe që zgjat në kohë përtej çasteve të vështira dhe ndryshimeve.

Kemi marrëdhënie gjithnjë e më të shkurtër dhe të paqëndrueshme, dorëzohemi që në konfliktin e parë, komunikimi na bëhet një lëmsh i vështirë dhe cenueshmëria po na tmerron. Por, të kesh një marrëdhënie të thellë, të shëndetshme dhe që zgjat në kohë, është një përvojë e çmuar që të gjithë e meritojmë dhe për të cilën ia vlen të punohet. Është e mundur që të arrihet kur të dy pjesëtarët janë të gatshëm për t’u parë në pasqyrë dhe për të njohur personin që kanë përpara.

Në këtë libër do të mësosh:

• Të zbulosh se çfarë dëshiron dhe ke nevojë realisht në një marrëdhënie.

• Të përballesh me periudhën pas rënies në dashuri.

• Të menaxhosh ngarkesën emocionale të partnerit.

• Të komunikosh me qetësi e maturi.

• Të falësh dhe të kërkosh falje në mënyrë të efektshme.

• Të vendosësh kufij ndaj kërkesave të personit tjetër.

• Të menaxhosh sfidat e tradhtisë bashkëshortore.

• Të kapërcesh dallimet me partnerin.

• Të përgjigjesh, kur mbështetja jote nuk është e mirëpritur.

• Të ndeshesh me sfidat e familjes së partnerit.

• Të marrësh vendime me pëlqim të dyanshëm në lidhje me mirërritjen e fëmijëve.

Autor
Alicia González
Përkthyes
Ivzi Koçi
ISBN
978-9928-846-09-9
Faqe
248
Botimi
2026
Për Alicia González

ALICIA GONZÁLEZ është psikologe e specializuar për terapinë në çift. Që kur vuri këmbën në një konsultë psikoterapie, u dashurua thellësisht me çështjet e marrëdhënieve njerëzore dhe vendosi që t’ia kushtojë kohën e saj ndihmës së njerëzve për të riparuar lidhjet, që kanë nevojë për forma të reja funksionimi. Është autore e librave Amigos mejores dhe prezantuese e podcast-it Tal y como somos me Elizabeth Clapés.