Familja, Shoqëria, Djemtë ...Dramë Dentare?! - Një histori e vërtetë
Raina dëshiron të jetë si të gjithë, një nxënëse e klasës së gjashtë. Por, një natë pas udhëtimit të grupit Vajzat Zbuluese, ajo rrëzohet duke dëmtuar rëndë dy dhëmbët e saj të parmë. Ajo që vjen më pas është një histori e lodhshme me heqje e vënie telash, ndërhyrje kirurgjikale, mbrojtëse të jashtme dentare - të sikletshme - si edhe një mbajtëse me dhëmbë fals. Sikur të mos mjaftonte kjo, ka ende gjëra për t’u përballur: një tërmet i madh, paqartësia për djemtë, si edhe shoqet që më në fund zbulohen që nuk janë edhe aq të mira. Historia e Rainës fillon në shkollën nëntëvjeçare dhe vazhdon deri në gjimnaz, ku ajo zbulon zërin e saj artistik, zbulon se çdo të thotë shoqëri e vërtetë dhe më në fund ajo mund të... buzëqeshë.
Një roman i zhanrit novelë grafike i ilustruar bukur, i shkruar me stilt ë veçantë dhe gjuhë të thjeshtë. Libri i duhur për lexuesit e librave Guxo dhe Motrat.
RAINA TELGEMEIER është autorja numër 1 më e shitur e New York Times, krijuese e librave grafikë të bazuar mbi kujtimet e saj të fëmijërisë, si “Buzëqesh”, “Motrat” dhe “Guxo” të cilët janë fitues të disa çmimeve Eisner. Ajo është gjithashtu krijuese e “Drama” dhe “Gohts”, dhe është krijuese dhe ilustruese e katër novelave të para grafike Baby-sitters Club. Raina jeton në zonën bregdetare të San Franciskos. Për të mësuar më shumë për të, lexoni në faqen e saj online: www.goRaina.com.