Udhëtoni para në kohë për t’u njohur me një aventurë fantastike: një histori me mite e legjenda që ka për t’jua mbajtur zemrat peshë deri në fundin emocionues të saj.
Britania në të ardhmen, është viti 2120!
Londra është e rrënuar, njerëzit janë të uritur dhe vendin e ka pllakosur kudo errësira... Princ Alfredi − një djalë shëndetlig e i dhënë pas librave − nuk ka dalë kurrë nga muret
e sigurta të pallatit mbretëror. Por tani, brenda Pallatit Bakingam po ngjasin gjëra të çuditshme dhe jeta e Alfredit nuk do të jetë më e njëjta.
Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.
* Fitues i Çmimit Kombëtar të "Librit për fëmijë më të mirë të vitit".
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.