Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Binjakët e prapë
Aventurë / Fantazi

Binjakët e prapë

800 Lekë

Mjeshtri i rrëfimit Jozua Douglas ka një histori të re! Mbahu fort, pasi do të vazhdosh të shkulesh së qeshuri.

1. Binjakë që vdesin për shakatë me kripë.

2. Një mama që llahtariset nga papastërtitë.

3. Një baba tmerrësisht leshator.

4. Një magjistar xhuxhmaxhuxh me një çantë të stërmadhe doktorësh.

Maksi dhe Lota nuk janë binjakë dosido. Lota ka aftësi të padiskutueshme aktrimi, ndërsa Maksi sajon shakatë më të papara për 1 prillin. Fatkeqësisht, e ëma nuk është edhe aq entuziaste për të gjitha këto.

Pisllëku dhe sëmundjet e frikshme i kallin datën, ndaj shakatë e tyre i duken të tmerrshme, të neveritshme dhe të padurueshme. Nuk do të donte gjë tjetër, veçse t’i shiste ata binjakë në treg.

Por sipas Maksit dhe Lotës, jo gjithçka është aq keq sa duket. Shakatë e tyre ishin plot inteligjencë dhe të padëmshme, deri ditën kur gjërat shkuan me të vërtetë keq.

Jozua Douglas ka shkruar gjithashtu: “Mjeshtri i tmerrshëm”

Autor
Jozua Douglas
Ilustrues
Elly Hees
Përkthyes
Irena Rama
ISBN
978-9928-341-01-3
Faqe
192
Botimi
2020
Mosha e sugjeruar
8 – 12 vjeç
Për Jozua Douglas

Jozua Douglas është shkrimtar holandez i letërsisë për fëmijë. Ai filloi të shkruante që në moshën gjashtëvjeçare dhe më vonë studioi gazetari dhe komunikim. Para se t’i kushtohej letërsisë për fëmijë, punoi si gazetar. Libri i tij i parë për fëmijë, De Kusjeskrokodil, u botua në vitin 2009. Më pas ai u bë i njohur për librat humoristikë me aventura, ndër të cilët Mjeshtri tmerrshëm, Binjakët e prapë etj. Douglas ka fituar disa çmime të rëndësishme. Një prej tyre është ai i vitit 2013, Hotze de Roosprijs, ku autori u vlerësua nga lexuesit për librin Mjeshtri i tmerrshëm.

Ai njihet për humorin, aventurat dhe historitë argëtuese, ndaj shpesh është krahasuar me Roald Dahl, të cilin Douglas e konsideron një nga frymëzuesit e tij të rëndësishëm. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë.

Për Elly Hees

Elly Hees është ilustruese dhe dizajnere grafike holandeze, e njohur për ilustrimet e saj plot humor, gjallëri dhe fantazi në letërsinë për fëmijë. Ajo ka ilustruar mbi 50 libra për fëmijë, duke bashkëpunuar me autorë të njohur si Tosca Menten, Jozua Douglas, Francine Oomen, Manon Spierenburg dhe Thijs Goverde.

Hees është vlerësuar për stilin e saj të lirshëm dhe ekspresiv, ku personazhet dhe situatat marrin jetë përmes detajeve humoristike dhe vizatimeve plot karakter.