Nga një Biomë e fshehtë në xhungël, Lukrecia Katër planifikon të shkatërrojë botën me ligësinë e saj, vetëm nëse Darkusi, Virxhinia dhe Bertolti nuk gjejnë një mënyrë për ta ndalur. Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankenshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti.
Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre…
Një histori e mrekullueshme dhe pafund emocionuese e Darkusit, miqve, familjarëve dhe armiqve të tij. A do të shpëtojë Novaku, apo do të jetë ajo shpëtimtarja?
A do të hapin të tjera telashe Hamfri dhe Pikeringu? Dhe ç’është më e rëndësishmja: a do të triumfojë Lukrecia Katër?
Mbahuni fort te brumbujt tuaj miq, kjo aventurë nuk është aspak e lehtë!
Fitues i çmimit “Branford Boase”
M. G. Leonard është autore britanike e njohur për librat e saj plot aventurë, mister dhe fantazi, veçanërisht për lexuesit e rinj. Para se t’i kushtohej letërsisë, ajo punoi në industrinë e muzikës dhe në teatrin e Londrës.
Pasioni i saj për brumbujt dhe botën e insekteve u bë frymëzim për serinë e famshme Beetle Boy, e cila e bëri të njohur ndërkombëtarisht. Librat e saj ndërthurin humorin, miqësinë dhe aventurën me një dashuri të veçantë për natyrën.
Sot, M. G. Leonard është një nga zërat më të dashur të letërsisë bashkëkohore britanike për fëmijë. Librat e saj janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe kanë fituar shumë çmime.
KARL JAMES MOUNTFORD është ilustrues dhe artist me origjinë gjermane, i cili jeton dhe punon në Angli. Ai ka ilustruar shumë libra për fëmijë mes të cilëve edhe “Mbretëresha e brumbujve” dhe “Beteja e brumbujve”.