Është kohë rreziku - Aventura elektrizuese nga autori numër 1 i librave më të shitur. Gjithçka filloi në një natë të errët me stuhi... A e mbani dot një sekret? Jeni të sigurt?
Sepse ky është një sekret shumë i madh... Që pas stuhisë së frikshme, diçka po iu ndodh fëmijëve në rrugën e Frenkit. Po ndryshojnë një e nga një. Po bëhen pak të çuditshëm. Pak... magjikë.
Në fillim, Frenki ishte i emocionuar që ishte pjesë e një bande të paparë - njësoj si heroi i tij Zak Rreziku. Por, shumë shpejt u pa se kjo mund të ishte e rrezikshme për Frenkin dhe shokët e tij të rinj... A jeni gati të mësoni se çfarë do të ndodhë? Erdhi koha të njiheni me Bandën e Rrezikut!
Vetëm mos harroni... Shëët, është sekret!
Një histori argëtuese dhe emocionuese me humor dhe aventura!
Tom Fletcher është një nga autorët më të dashur të letërsisë për fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar. I njohur për imagjinatën dhe humorin, ai është autor i disa bestsellerëve, ndër të cilët “The Christmasaurus”, “The Creakers” dhe “The Danger Gang”. Librat e tij janë përkthyer në 33 gjuhë dhe kanë shitur mbi 2,5 milionë kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Librat e çiftit Fletcher janë shitur në mbi 1,5 milionë kopje dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. Platforma e tyre në rrjetet sociale ka një audiencë të larmishme, me mbi 6 milionë ndjekës. Tom dhe Giovanna janë të martuar që nga viti 2012 dhe janë prindër të tre djemve, Buzz, Buddy dhe Max.
“Eva e Njerëzimit” është romani i tyre i parë si dhe trilogjia e parë.
Shane Devries është një ilustrator nga Adelaide, Australi. Ai e filloi karrierën si ilustrator arkitekturor dhe më pas ka punuar si dizajner grafik. Aktualisht, ai krijon art për zhvillimin vizual të produksioneve të animacionit dhe ilustron libra.