Lexoni librin bestseller (mbi 20 milion kopje të shitura) të David Walliams, Babi i keq, një aventurë me ngjarje për djem dhe vajza të moshës 7–12 vjeç. Libri është ilustruar bukur nga ilustruesi i shkëlqyer Tony Ross.
Një rrëfim që do t’ju mbajë në ankth dhe do t’ju bëjë të qeshni me të madhe!
Një libër me histori emocionuese dhe prekëse për fëmijë. Aventura e një babai dhe e djalit të tij si dhe një mision i jashtëzakonshëm …
Është një aventurë me makina që ecin me shpejtësi, policë dhe hajdutë, por edhe një histori me shumë zemër e shpirt, ku një baba dhe djali i tij përballen me të keqin z. Big dhe përpiqen ta mposhtin!
Baballarët kanë lloj-lloj formash dhe përmasash.
Ka baballarë të shëndoshë dhe të dobët, të gjatë dhe të shkurtër.
Ka të rinj dhe të moshuar, të zgjuar dhe budallenj.
Ka baballarë gazmorë dhe seriozë, të zhurmshëm dhe të qetë.
Sigurisht, ka baballarë të mirë dhe baballarë të këqij…
Një histori që në qendër ka marrëdhënien e veçantë mes një babai dhe djalit të tij si dhe sakrificat që një baba mund të bëjë për të. Ndërthurur me humor, aventurë dhe aksion është një roman që lexohet me endje.
Babi i keq, është romani i dhjetë për fëmijë nga David Walliams.
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
Tony Ross është një ilustrues dhe autor britanik i shkëlqyer librave për fëmijë. Gjatë karrierës së tij ka ilustruar qindra libra për fëmijë. Ai ka ilustruar shumë prej librave të Walliams duke i bërë historitë më zbavitëse dhe më tërheqëse. Përveç ilustrimit, Tony Ross ka shkruar libra për fëmijë. Për punën e tij është vlerësuar me shumë çmime në fushën e letërsisë për fëmijë.