Maks Çapkëni sapo ka filluar të shkojë në shkollën e re “South Ridge”. Por shumë shpejt do të përballet me vendin më të frikshëm që ka ndeshur ndonjëherë në jetën e tij. Në shkollë ka shumë gjëra që ia vlejnë, por ka edhe një problem të pashmangshëm: Dagun, të fortin e shkollës, hobi i të cilit është të fusë Maksin në dollap. Ah, sikur Maksi të ishte si heroi në librat e tij humoristikë!
Fatkeqësisht, aftësia e çuditshme e Maksit, pothuajse mbinjerëzore, për të nuhatur picat deri në një lagje tjetër nuk do ta ndihmonte të shpëtonte njerëzit apo të pengonte të këqijtë.
Rachel Renèe Russell është shkrimtarja numër një më e shitur sipas New York Times e serisë së librave që bëri bujë të madhe Ditarët e Peshkopes dhe serisë më të shitur Aventurat e Maks Çapkënit. Në mbarë botën qarkullojnë më shumë se pesëdhjetë e pesë milionë kopje të librave të saj, të cilët janë përkthyer në tridhjetë e shtatë gjuhë të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të punojë me vajzën e saj Nikin, e cila e ndihmon me ilustrimin e librave.
Mesazhi i Rachel- it është: “Duhet të jeni gjithnjë krenare që jeni një Peshkope!”