Diçka e çuditshme po ndodh në shkollë.
Kur 12-vjeçari Markus godet topin e parapëlqyer të futbollit mbi gardhin e shkollës, e kupton se s'do të mundet ta kthejë pas. Gjithçka që e kapërcen këtë gardh nuk kthehet më mbrapsht. Por, kur lexon një shënim misterioz që e fton t'u bashkohet Hetuesve të Klubit të Mëngjesit, Markusin e josh ideja për të marrë pjesë në një aventurë ngazëlluese për të zgjidhur misterin, bashkë me shokët e tij të rinj: Stejsi, Liza dhe Asimi!
Teksa papritur gjurmojnë shenjë pas shenje, Hetuesit e Klubit të Mëngjesit fillojnë të kuptojnë se gjërat nuk janë siç duken, dhe prapa gardhit mund të ketë diçka të çuditshme që rri pezull...
Një aventurë nëpër kohë, e ilustruar për mrekulli, e hareshme dhe e jashtëzakonshme për fëmijët që e pëlqejnë futbollin.
Autori i fton fëmijët të bëhen pjesë e klubit të tij të librit. - “Shpresoj se me këtë libër përplot me aventura, do të mund të zgjerosh horizontet e tua, të kesh ëndrra më të mëdha, të njohësh dhe të pranosh ndryshimet me njëri-tjetrin, dhe të kuptosh se këto ndryshime nuk janë negative, ato janë avantazhe. Sa e mërzitshme do të ishte jeta po të ishim të gjithë të njëjtë? Provo të bësh pyetje të tjera. Kur dikush nuk ndihet mirë, përgjigjja jonë e vetme duhet të jetë se ne jemi pranë tyre. Mos harro, të gjithë arrijmë në një pikë kur kemi nevojë për ndihmë.”
Waterstones – (rrjeti më i madh i librarive në Angli) e ka përzgjedhur si librin më të mirë për fëmijë të vitit 2022.
Markus Rashford MBE është lojtar profesionist anglez, ikonë e futbollit me numrin 10 i Manchester United-it dhe futbollist i kombëtares angleze, si dhe autor librash për fëmijë. Përmes librave të tij, ai synon t'u japë fëmijëve kurajë, vetëbesim dhe dëshirë për të lexuar, ndërsa përmes aktivizmit ka përdorur famën e tij për të mbështetur fëmijët dhe familjet në vështirësi. Gjatë pandemisë COVID-19, Markusi u bashkua me shoqatën bamirëse për shpërndarjen e ushqimeve "FareShare" për të mbuluar mungesën e ushqimit falas në shkollë, për fëmijët në nevojë, anembanë Britanisë së Madhe.
Alex Falase-Koya është marrë me lexime dhe shkrime që kur ishte adoleshent; merret me çdo gjë që lidhet me komentet sociale dhe zhanrin letërsi artistike. Është fitues i çmimit "Spread the Word’s 2019" dhe "Writers Award for YA/children’s". Është bashkautor i librit artistik për fëmijë i Markus Rashford-it, "The Breakfast Club Adventures".
Marta Kissi ka mbaruar studimet për Ilustrim dhe Animacion në Universitetin Kensington dhe studimet Master në Komunikim Vizual në Kolegjin Mbretëror të Arteve. Pjesa e saj e parapëlqyer e të qenit ilusturese është jetësimi i rrëfimeve duke dizajnuar personazhe interesante dhe botën mahnitëse ku ata jetojnë.