Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Attached
Psikologji

Attached

1400 Lekë

Jeni ankthioz, bishtnues apo i sigurt? Si mund t’ju ndihmojë shkenca e marrëdhënieve mes të rriturve për gjetjen dhe ruajtjen e dashurisë? A ekziston ndonjë shkencë për dashurinë?

Në këtë libër novator, psikiatri e neuro-shkencëtari Amir Levine dhe psikologia Rachel S. F. Heller tregojnë se si kuptimi i teorisë së lidhjes - shkenca më e avancuar e marrëdhënieve njerëzore që ekziston sot - mund të na ndihmojë për të gjetur dhe për të ruajtur dashurinë. Fusha e teorisë së lidhjes shpjegon se secili prej nesh në marrëdhëniet dashurore sillet në një nga këto tri mënyra:

NJERËZIT ANKTHIOZË në lidhje janë gjithë kohës të shqetësuar për marrëdhëniet e tyre dhe, në përgjithësi i mundon frika se partneri nuk do të jetë i aftë për t’iu përgjigjur dashurisë së tyre.

NJERËZIT BISHTNUES në lidhje e shohin intimitetin si humbje të pavarësisë dhe vazhdimisht përpiqen që ta minimizojnë afërsinë.

NJERËZIT E SIGURT në lidhje nuk e kanë problem intimitetin dhe zakonisht janë të ngrohtë dhe të dashur.

Me vëzhgime interesante psikologjike, pyetësorë dhe të dhëna studimore, Levine dhe Heller ju ndihmojnë që të kuptoni tre stilet e lidhjes, të identifikoni tuajin dhe të dalloni stilet e të tjerëve në mënyrë që të mund të gjeni partnerë me të cilët përputheni, apo që të përmirësoni marrëdhëniet ekzistuese.

Lexues të panumërt janë shprehur se e kanë përjetuar librin Attached si një zbulim të vërtetë, një pikë kthese në jetën e tyre.

Libri është përkthyer në mbi tetëmbëdhjetë gjuhë e duket se mesazhi dhe idetë e lidhjes vlejnë qoftë kur jeton te një fshat i vogël në Peru, qoftë te një ndërtesë shumëkatëshe në Tokio apo Manchester - pa dallim gjinie, orientimi seksual dhe race.

Autor
Amir Levine, Rachel Heller
Përkthyes
Arben Shehu
ISBN
978-9928-468-29-1
Faqe
336
Botimi
2024
Për Amir Levine

Amir Levine – Psikiatër dhe neuroshkencëtar i specializuar në psikiatrinë e të rriturve, fëmijëve dhe adoleshentëve. Është profesor i asociuar i psikiatrisë klinike në Columbia University dhe është marrë me kërkime në neuroshkencë, veçanërisht në lidhjen mes emocioneve dhe sjelljes. Është bashkëautor i Attached.

Rachel Heller – Psikologe dhe bashkëautore e Attached. Ka punuar në fushën e psikologjisë dhe marrëdhënieve njerëzore, duke u fokusuar veçanërisht te teoria e lidhjes emocionale me qasje të tjera psikologjike..

Për Rachel Heller

Rachel Heller – Psikologe dhe bashkëautore e Attached. Ka punuar në fushën e psikologjisë dhe marrëdhënieve njerëzore, duke u fokusuar veçanërisht te teoria e lidhjes emocionale me qasje të tjera psikologjike..