Shimpanzeja Çimp sillej gjithnjë në mënyrë qesharake. Ai shpeshherë:
- Nxirrte zhurma të pasjellshme nga të DYJA ANËT;
- Kruante hundën me gishtin e vogël të këmbës;
- Hante lëvozhgën e bananes dhe pjesën e shijshme të frutit e hidhte poshtë.
Shkencëtarët e NASA-s ishin të mendimit se ai ishte shimpanzeja I PËRKRYER për t’u dërguar në Hapësirë. Çimpi nga ana tjetër, nuk ia kishte haberin se ishte përzgjedhur për një mision tepër të rrezikshëm. Nëse shimpanzeja do t’ia dilte mbanë të orbitonte Tokën, kjo do të vërtetonte që të njëjtën gjë kishte gjasa që të bënin edhe njerëzit.
E çfarë mund të shkojë keq me shimpanzenë Çimp në panelin e kontrollit? Siç do të shohim më vonë, GJITHÇKA.
Lëshohu në hapësirë bashkë me Çimpin, dhe njihu me qentë piratë hapësinorë, insekte të liga dhe shimpanzenë më qesharake që keni parë ndonjëherë në këtë opera hapësinore tepër zbavitëse, e ilustruar me ngjyra fantastike.
Një histori interesante, argëtuese dhe me shumë humor që nxit kureshtjen për hapësirën dhe eksplorimin.
Disa të vërteta që i gjeni në fund të librit
Çimpi u frymëzua nga shimpanzeja Ham. Në vitin 1961 ai u bë majmuni i parë i madh që shkoi në Hapësirë. Hamit madje iu dha njëfarë përgjegjësie në pilotimin e anijes së tij kozmike Mercury. Ai u kthye i sigurt në Tokë dhe u bë një hero kombëtar.
Franca dërgoi vërtet një mace në Hapësirë. Në vitin 1963, Félicette u dërgua në Hapësirë me një raketë Veronique. Ajo i mbijetoi fluturimit të saj dhe është nderuar me një statujë bronzi në Francë, në mënyrë që të kujtohet përgjithnjë.
… të tjerat lexoi në libër.
DAVID WALLIAMS është një fenomen i letërsisë. Librat e tij janë përkthyer në 55 gjuhë dhe janë shitur në më shumë se pesëdhjetegjashtë milion kopje në mbarë botën.
Këta libra kanë marrë një vlerësim të paprecedentë nga kritikët dhe kanë thyer rekorde, duke qëndruar në vendin e parë të Letërsisë për Fëmijë për 240 javë.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë Spaceboy, Robodog dhe The World’s Worst Monsters.
ADAM STOWER është autor dhe ilustrues i vlerësuar me shumë çmime. Ai ka bashkëpunuar me David Walliams në shumë nga librat e tij për fëmijë, duke përfshirë “Spaceboy”, “Robodog” dhe “The World’s Worst Monsters”.