Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Akti krijues - një mënyrë e të qenit
Psikologji / Filozofi

Akti krijues - një mënyrë e të qenit

1500 Lekë

“Ata që nuk merren me artet tradicionale ndoshta ngurrojnë ta quajnë veten artistë. Ata mund ta perceptojnë krijimtarinë si diçka të jashtëzakonshme ose përtej mundësive të tyre. Një thirrje për të gjithë ata pak njerëz që janë lindur me këto dhunti. Për fat të mirë, kjo nuk qëndron.

Krijimtaria nuk është aftësi e rrallë. Nuk është e vështirë për t’u qasur. Krijimtaria është aspekti themelor i të qenit njeri. Është e drejtë e fituar nga lindja dhe është për të gjithë ne.

Krijimtaria nuk lidhet ekskluzivisht me të bërit art. Të gjithë ne merremi çdo ditë me këtë akt.

Të krijosh art është të sjellësh në jetë diçka që nuk ndodhej më parë. Mbase një bisedë, zgjidhja e një problemi, një letër për mikun, t’u ndryshosh vendet mobiljeve në dhomë, një rrugë e re drejt shtëpisë për të shmangur rrëmujën në trafik.”

Çfarë do të thotë të jesh krijues? Për Rick Rubin, krijimtaria nuk është vetëm aftësia për të bërë muzikë, art apo letërsi. Ajo është një mënyrë për ta parë dhe për ta përjetuar botën.

Në këtë libër, producenti legjendar i muzikës ndan njohuritë e fituara gjatë dekadave të punës me artistë të jashtëzakonshëm. Rubin nuk jep një formulë të vetme për të krijuar një vepër të mirë; ai flet për vëmendjen, intuitën, kuriozitetin, ndjeshmërinë dhe guximin për t’i besuar procesit krijues.

Libri shkon përtej muzikës dhe u drejtohet shkrimtarëve, artistëve, sipërmarrësve dhe kujtdo që dëshiron të zhvillojë krijimtarinë e vet. Ideja qendrore e Rubin është se krijimtaria nuk u përket vetëm “artistëve”: secili prej nesh mund ta zgjerojë hapësirën krijuese në jetën e vet.

Ky është një libër për krijimtarinë, por edhe për mënyrën se si jetojmë. Është veçanërisht interesant për këdo që punon me ide, art, shkrim, muzikë apo projekte krijuese.

Autor
Rick Rubin
Përkthyes
Enes Lekiqi
ISBN
978-9928-341-81-5
Faqe
428
Botimi
2024
Për Rick Rubin

Rick Rubin është një nga producentët muzikorë më me ndikim gjatë dekadave të fundit. Në vitin 1984, ndërsa ishte student në New York University, bashkëthemeloi Def Jam Recordings me Russell Simmons, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe përhapjen e hip-hop-it. Gjatë karrierës së tij ka punuar me shumë artistë, si Beastie Boys, Run-D.M.C., Public Enemy dhe Slayer, te Johnny Cash, Red Hot Chili Peppers, Adele dhe System of a Down. Ai është fitues i nëntë çmimeve Grammy.

Në vitin 2026, Rubin si producent është përfshirë në Rock & Roll Hall of Fame, një vlerësim i rëndësishëm për ndikimin e tij në historinë e muzikës.