“AKADEMIA E FUTBOLLIT” është një seri emocionuese me gjashtë libra, për lexuesit 7 deri në 12 vjeç. Tematika: bashkëveprimi, vetëbesimi, aftësitë e leximit dhe jeta në shkollë.
Goditja është libri i dytë i serisë.
Junisit nuk i besohej që ishte golashënuesi më i mirë i United-it. Ky duhej të ishte momenti më i lumtur i jetës së tij. Por, sa herë që shënonte dhe shikonte nga vija anësore, i mungonte gjithnjë dikush. I ati.
Z. Khan donte që Junisi të linte futbollin dhe t’u përkushtohej mësimeve. A do të arrijë Junisi të bindë të atin se mund t’i bëjë të dyja njëkohësisht, apo do t’i varë këpucët e futbollit në gozhdë përgjithnjë?
TOM PALMER është shkrimtar anglez. Pas diplomimit ka punuar në biblioteka e librari dhe një nga fushat ku ai ka shprehur gjithnjë interes është futbolli. Librin e parë e botoi në vitin 2002 dhe vijon të botojë me sukses. Ishte pikërisht futbolli ai që e bëri të dashurohej me librat - dhe më vonë ai e ktheu këtë pasion në dhjetëra libra që kanë frymëzuar mijëra fëmijë të lexojnë.
Tom Palmer është vlerësuar me disa çmime nga juri të ndryshme si dhe nga lexuesit e vegjël. Veçanërisht seria Akademia e futbollit është përzgjedhur nga mësuesit si letërsi e rekomanduar në shkolla dhe për më shumë se gjashtë vjet nga lexuesit është vlerësuar si shkrimtari më i mirë.
Brian Williamson është ilustruesi i serisë “Akademia e futbollit” të shkrimtarit Tom Palmer. Ilustrimet e tij shoqërojnë historitë e futbollit, duke u dhënë jetë personazheve dhe aventurave të tyre.