Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Agjente Sonja
Histori / Spiunazh

Agjente Sonja

1500 Lekë

Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete. Emri i saj i koduar ishte “Sonja”. Dhe kjo është historia e saj.

Zonja Bërton – me emrin e vërtetë Ursula Kuçinski dhe me atë të koduar “Sonja” – nuk ishte vërtet një shtëpiake britanike, por një komuniste e përkushtuar, kolonele e Ushtrisë së Kuqe të Rusisë dhe një spiune shumë e përgatitur. Plani për të vrarë Hitlerin kur ajo vepronte në Zvicër, veprimtaria e spiunazhit që zhvilloi kundër japonezëve në Mançuri dhe ndihma që i dha Bashkimit Sovjetik për të prodhuar bombën bërthamore, ishin vetëm disa nga operacionet më të rrezikshme të spiunazhit të shekullit të njëzetë të zhvilluara nga Sonja. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.

“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë.

Autor
Ben Macintyre
Përkthyes
Sokol Mici
ISBN
978-9928-341-13-6
Faqe
380
Botimi
2021
Për Ben Macintyre

Ben Macintyre është shkrimtar, historian dhe gazetar britanik, i njohur veçanërisht për librat e tij mbi spiunazhin, luftërat dhe historinë politike të shek. XX. Disa nga librat e tij, si Agent Zigzag, Operation Mincemeat, A spy Friends, SAS dhe Spiuni dhe tradhtari janë shitur në miliona kopje. Mënyra se si e ndërthur ngjarjen historike me rrëfimin letrar ka tërhequr lexuesit e tij. Ai punon për gazetën britanike The Times, si edhe si korrespondent mediash në Nju-Jork, Paris dhe në Uashington.