Agjencia prindërore është një aventurë fantastike, ku dëshirat bëhen realitet, për çdo fëmijë – dhe për fëmijën që jeton brenda secilit prej nesh.
“Ah të kisha prindër më të mirë!” - tha Berri për herë të tretë dhe papritur, e gjithë dhoma filloi të lëkundej…
Berri Beneti e urren emrin Berri, nuk do që ta thërrasin me këtë emër. Në fakt, është numri 2 në listën e gjërave për të cilat ai fajëson prindërit e tij, së bashku me: 1) “janë të mërzitshëm” dhe 3) “janë gjithmonë të lodhur”.
Por ekziston një botë, jo shumë larg nga bota jonë, ku prindërit nuk kanë fëmijë. Kjo është diçka tepër e rëndësishme që nuk mund t’i lihet rastësisë. Në këtë botë, fëmijëve u lejohet të zgjedhin prindërit e tyre.
Për Barri Benetin, ajo botë duket si një ëndërr e bërë realitet. Por gjërat nuk janë aspak kaq të thjeshta…
Libri është ilustruar nga Jim Field, fitues i çmimit Roald Dahl Funny Prize.
Në vitin 2016 libri fitoi çmimin “Për librin më zbavitës” për fëmijët e moshës 9–13. Për këtë çmim përveç jurisë profesionale votojnë edhe fëmijët.
Libra të tjerë të suksesshëm të David Baddiel-it, botuar nga Botart:
SHOQJA NGA E ARDHMJA
TURBONDJEKËSI TEJLOR
DITË PËR DITË DITËLINDJE
David Baddiel është shkrimtar dhe humorist. Nga librat e tij për fëmijë “Agjencia prindërore”, “Kontrolluesi i personave”, “Malkafsha”, “Djali i ditëlindjes” dhe “Djali drejtor” janë shitur më shumë se një milion kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar… ndërsa libri i tij i parë për fëmijë, “Agjencia prindërore”, ka fituar çmimin “Lough Out Loud Book Award”.
Ai është një nga figurat e njohura të humorit dhe letërsisë britanike, me një karrierë të pasur si komedian, shkrimtar për televizion, kolumnist dhe autor. David-i jeton në Londër me familjen e tij.
James Field është një ilustrues britanik nga Londra. Ai është i njohur për ilustrimet e tij plot humor dhe stil të veçantë, të cilat i japin jetë shumë librave për fëmijë. Aktualisht jeton në Paris, së bashku me gruan dhe vajzën e tij.