Letërsi për Fëmijë Letërsi për të Rinj Letërsi Artistike Autor Botime të Reja Rreth Nesh
Ideart
Kontakt
Adriatiku
Politikë / Ekonomi

Adriatiku

1500 Lekë

Një eksplorim – si ndërpersonal, ashtu edhe i thelluar i një rajoni historikisht të trazuar, i cili ndodhet përsëri në pikë kritike të udhëkryqit global – që mbart zbulesa thelbësore mbi të ardhmen, nga autori i librit bestseller “Balkan Ghosts” dhe “The Revenge of Geography”.

Në këtë libër me kujtime udhëtimesh, Robert D. Kaplan, një ekspert i gjeopolitikës, i hedh një vështrim të mprehtë një rajoni, i cili për shekuj me radhë ka qenë një pikëtakim për këmbime kulturore dhe tregtare, si dhe për këmbime idesh.

Ai ka udhëtuar përreth brigjeve të Adriatikut, përmes Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë, për të zbuluar më tepër nga ngjarjet e zhvillimet rajonale, të cilat nuk transmetohen nëpër gazeta e lajme. Edhe pse shpeshherë anashkalohet, Adriatiku është, në fakt, në qendër të disa prej sfidave më të rëndësishme të kohës sonë, përfshirë këtu edhe rritjen e politikave populiste, krizën e refugjatëve dhe betejat për të shtënë në dorë kontrollin mbi burimet energjetike. Këto vende po shndërrohen përsëri në një pikë kyçe të tregtisë botërore, e cila do të përcaktojë marrëdhëniet e Europës me pjesën tjetër të botës, ndërkohë që Kina dhe Rusia konkurrojnë me njëra-tjetrën për dominimin e porteve të saj detare.

Kaplani analizon ndryshimet që kanë ndodhur në këtë rajon përgjatë tri dekadave të vëzhgimit gjatë punës së tij si gazetar. Ai zbulon se, kur e kupton pak më mirë Adriatikun historik dhe atë bashkëkohor, të çelet një dritare që sheh nga e ardhmja e Europës si e tërë dhe nxjerr në dritë të vërtetën e hidhur: epoka e populizmit është një epifenomen – një simptomë e rënies së epokës së nacionalizmit.

Me një ngërthim fantastik e të larmishëm të historisë, letërsisë, artit, arkitekturës me ngjarjet aktuale, te “Adriatiku” Kaplani dëshmon se ky rajon unik, i gjendur në udhëkryq të qytetërimeve, mbart të vërteta të rëndësishme mbi të ardhmen e çështjeve botërore.

Autor
Robert D. Kaplan
Përkthyes
Ino Gramozi
ISBN
978-9928-341-54-9
Faqe
320
Botimi
2022
Për Robert D. Kaplan

ROBERT D. KAPLAN është autor bestseller i njohur gjerësisht, i cili ka shkruar njëzet libra të përkthyer në shumë gjuhë për marrëdhëniet e jashtme dhe udhëtimet, si “The Good American”, “The Revenge of Geography”, “Asia’s Cauldron, “Monsoon”, “The Coming Anarchy” dhe “Balkan Ghosts”. Ai është drejtues i Katedrës së Gjeopolitikës në Institutin Kërkimor të Politikave të Jashtme themeluar nga Robert Strausz-Hupé. Për tri dekada ai ka qenë reporter për marrëdhëniet e jashtme në “The Atlantic”. Ai ka qenë edhe anëtar i Bordit të Politikave të Mbrojtjes në Pentagon, si dhe Kryetari i Grupit Ekzekutiv të Operacioneve Detare. Revista “Foreign Policy” e ka renditur dy herë në listën e përvitshme të 100 mendimtarëve më me ndikim në botë.