Virginie Grimaldi është romanciere franceze e lindur në vitin 1977. Romanin e saj të parë, “Dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime”, e botoi në vitin 2015. Më pas vazhdoi me “Do ta kuptosh kur të jesh më e rritur” (2016), “Aroma e lumturisë është më e fortë nën shi” (2017), “Është koha për të rindezur yjet” (2018) dhe “Kur kujtimet tona do të vijnë të vallëzojnë” (2019) etj. Romanet e saj janë bestseller, të përkthyera në më shumë se njëzet gjuhë, ato ndërthurin humorin me emocionin dhe pasqyrojnë përjetimet e përditshme të njerëzve. Në vitin 2025, ajo u vlerësua si romancierja më e lexuar në Francë me mbi një milion kopje të shitura (sipas renditjes së Le Figaro Littéraire dhe GfK).