Karriera e Susan Eloise Hinton si shkrimtare nisi qëkur ishte nxënëse në shkollën e mesme Uill Rogers në Tulsa, Oklahama. E nxitur nga përleshjet midis dy grupeve të shkollës së saj të mesme, lyrashët dhe zengjinët, Hinton shkroi Të huajt, i cili u botua kur Hinton qe studente në vitin e parë në universitetin e Tulsës dhe libri bëri bujë të jashtëzakonshme. Sot, me më shumë se 25 milion kopje të shitura qëndron ende në krye të librave më të shitur për të rinjtë. Në vitin 1983 libri u bë edhe film, nën drejtimin e regjisorit Francis Ford Kopola (Coppola) ku luajnë yjet e ardhshëm të kinemasë Tom Kruiz, Mat Dilon dhe Rob Loui.
Më 1988, në organizimin e përvitshëm të çmimit Margaret A. Edwards, Hinton u vlerësua me çmim të pare “Libri i ka rezistuar kohës, është pranuar nga të rinjtë si një zë i mirëfilltë që vijon të rrezatojë eksperiencat dhe emocionet e tyre, të hedhin dritë mbi jetët e tyre.”
S.E. Hinton jeton në Oklahama me bashkëshortinj dhe vazhdon të shkruajë e të kujdeset për kuajt që janë pasioni i saj.