Pascale FAUTRIER është doktore e asociuar e letërsisë moderne dhe anëtare e ITEM-CNRS (Qendra Kombëtare e Kërkimeve Shkencore) në grupin Sartre, për studimet sartriane. Specialiste e veprës së Nathalie Sarraute-it, me të cilën mbrojti temën e doktoratës më 1997-n, ajo ka botuar një libër të komentuar rreth dramës së saj, “Për një po ose për një jo” (Pour un oui ou pour un non, Gallimard, 2006). Njëkohësisht, Fautrier është autore e dy dokumentarëve kushtuar Simone de Beauvoir-it. Ajo ka botuar edhe referatet e kolokuiumit: “Të zbulosh veprën e Simone de Beauvoir” (Botimet Le bord de l'eau, 2008), si dhe një antologji të komentuar me titull “Manifestet e mëdha letrare” (Gallimard, coll. “Folio plus”, 2009).