Miranda Hart është shkrimtare e nderuar me disa çmime, aktore dhe komediane. Librat e saj për të rritur kanë qenë tepër të suksesshëm e të dashur për lexuesin. Ajo ka shkruar skenarët e serialit komik “Miranda”, i cili transmetohet në BBC tashmë prej shtatë vjetësh dhe ka arritur të tërheqë rreth 9 milionë shikues dhe të fitojë disa çmime. Miranda ka marrë shumë çmime dhe ka qenë kandidate për marrjen e shumë të tjerëve, përfshi dhe këtu edhe çmimin BAFTA për interpretimin në BBC1 në dramën “Thërrisni maminë”. Në vitin 2017 Miranda debuton në pjesën teatrore muzikore “West End” në rolin e zonjushës Hanigan. Ky është libri i parë i saj për fëmijë dhe ajo shpreson të mos jetë i fundit. Dhe, gjërat që e bëjnë Mirandën të buzëqeshë, janë: qiejt blu, këngët e zogjve, plazhet, piknikët, vallëzimet (edhe në shi), lojërat e tavolinës (jo vetëm kur bie shi) dhe sidomos, njerëzit që buzëqeshin.