Annalisa Strada për vite të tëra është marrë me editoriale gazetareske, për t’iu përkushtuar më vonë letërsisë. Është shkrimtare italiane, autore e shumë librave për fëmijë dhe të rinj. Në veprat e saj trajton me humor, ndjeshmëri dhe një gjuhë të drejtpërdrejtë tema të rëndësishme për fëmijët dhe adoleshentët, si miqësia, rritja, marrëdhëniet, vështirësitë e moshës dhe zgjedhjet që mund t’u ndryshojnë jetën.
Librat e saj janë vlerësuar me çmime të rëndësishme letrare në Itali dhe janë përkthyer e botuar në vende të ndryshme. Shkrimet e saj dallohen për aftësinë për t’i trajtuar edhe temat serioze pa moralizim, duke i afruar ato me botën dhe përvojën e lexuesve të rinj.
Autorja ka publikuar edhe tridhjetë libra të tjerë.