Botimet tona janë ndër më të spikaturat në botën e madhe të librit, në letërsinë klasike dhe bashkëkohore. Çdo lexues gjen librin e tij.
Mirë se vjen në botën e librave BOTART!
Kërko për të zbuluar më shumë: letërsi artistike për fëmijë, të rinj e të rritur, botime historike e biografike, politike dhe ekonomike, psikologjike e motivuese etj.
Mirë se vjen në universin e librave për fëmijë, ku imagjinata, aventurat, humori dhe misteri ndërthuren në histori që argëtojnë, frymëzojnë dhe edukojnë. Zbuloni botime të krijuara nga shkrimtarët më të mirë në botë me rrëfime të mrekullueshme, që e bëjnë leximin një përvojë të paharrueshme.
Zbulo botën e fëmijëveNjë botë e pasur librash … të krijuara nga shkrimtarët më të mirë në botë që trajtojnë botën e të rinjve, sfidat e rritjes, miqësinë, familjen, identitetin dhe marrëdhëniet shoqërore. Përmes tyre zbuloni veten dhe eksploroni të panjohurat.
Zbulo botën e të rinjvePërzgjedhje e gjerë veprash letrare, historike dhe biografike, politike dhe ekonomike, psikologjike dhe motivuese, si dhe botime bashkëkohore mbi teknologjinë, inovacionin, mirëqenien dhe shëndetin. Libra që meritojnë një vend në bibliotekën tënde.
Shfleto katalogunShumëllojshmëri botimesh me njohuri bashkëkohore, këshilla dhe ide praktike që ju ndihmojnë të kujdeseni më mirë për veten dhe të përmirësoni cilësinë e jetës.
Zbulo Jetart
Zbuloni më shumë informacion për autorët më të njohur në botë të letërsisë klasike dhe bashkëkohore, krijues që kanë fituar zemrat e miliona lexuesve, si dhe me ilustruesit që kanë mahnitur fëmijët me krijimet e tyre të mahnitshme, plot ngjyra e ngjarje.
Të gjithë autorët
BOTART është shtëpi botuese e themeluar në vitin 2005, me misionin për të sjellë në gjuhën shqipe librat më cilësorë që edukojnë, formojnë, argëtojnë dhe frymëzojnë lexuesit. Prej fillimit, vëmendja jonë është përqendruar veçanërisht te letërsia për fëmijë dhe të rinj, pa lënë pas dore dhe interesat e lexuesve të rritur.
Gjatë dy dekadave të veprimtarisë, BOTART ka ndërtuar një profil të dallueshëm editorial, të mbështetur në përzgjedhjen e kujdesshme të autorëve dhe veprave të tyre, cilësinë e përkthimit dhe redaktimit, paraqitjen grafike dhe respektimin e të drejtave autoriale.
Që prej vitit 2025, BOTART dhe JETART janë pjesë e Shtëpisë Botuese IDEART, duke u bashkuar në një strukturë botuese që synon të zgjerojë më tej botimet cilësore në gjuhën shqipe.
Letërsia për fëmijë përbën një nga shtyllat kryesore të katalogut tonë. Përgjatë viteve kemi sjellë në shqip autorë të njohur të letërsisë klasike dhe bashkëkohore, krijues që kanë fituar zemrat e miliona lexuesve në mbarë botën. Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, E. B. White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Cressida Cowell, Ben Miller dhe shumë të tjerë janë pjesë e një katalogu që ndërthur fantazinë, humorin, aventurën, emocionin dhe vlerat njerëzore.
Vëmendje të veçantë u kushtojmë edhe të rinjve, përmes veprave klasike dhe bashkëkohore që trajtojnë botën e tyre, sfidat e rritjes, miqësinë, familjen, identitetin dhe marrëdhëniet shoqërore. Në këtë drejtim, katalogu ynë përfshin autorë si: Angie Thomas, S. E. Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne, Giovanna dhe Tom Fletcher ndër të tjerë.
Synimi ynë është që këta libra të mos jenë vetëm pjesë e një leximi të këndshëm, por edhe një pasuri kulturore që shoqëron rritjen e fëmijëve dhe të rinjve, duke kontribuuar në krijimin e bibliotekave cilësore në familje, shkolla dhe institucione arsimore.
BOTART i kushton një vend të rëndësishëm edhe botimeve për të rritur. Katalogu ynë përfshin një përzgjedhje të gjerë veprash letrare, historike dhe biografike, politike dhe ekonomike, psikologjike dhe motivuese, si dhe botime bashkëkohore mbi teknologjinë, inovacionin, mirëqenien dhe shëndetin. Ndër autorët më të njohur ndërkombëtarisht që kemi sjellë për lexuesin janë: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Steve Harvey, Ben Macintyre, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamin dhe shumë të tjerë.
JETART është profili ynë editorial i përqendruar te mirëqenia dhe cilësia e jetës. Përmes botimeve mbi shëndetin mendor, ushqyerjen, kujdesin për veten dhe zhvillimin e zakoneve të shëndetshme, JETART sjell ide dhe njohuri praktike për një jetë më cilësore.
Sot, BOTART ka në katalogun e tij më shumë se 450 tituj të botuar, në bashkëpunim me 122 shtëpi botuese dhe agjentë letrarë. Mbi 50 përkthyes kanë sjellë në gjuhën shqipe veprat e rreth 180 autorëve nga e gjithë bota.
Seritë dhe kolanat tona pasurohen vazhdimisht me tituj të rinj, duke krijuar një katalog të larmishëm për lexues të të gjitha moshave dhe me interesa të ndryshme.
Misioni ynë - të sjellim libra që edukojnë, argëtojnë dhe frymëzojnë, libra që meritojnë një vend në bibliotekën e secilit prej nesh.
Na shkruaj për bashkëpunime, informacione apo për të gjetur librin që po kërkon.