Friendsat, të dashurat dhe gjëja e madhe e tmerrshme
1,500L
Përshëndetje, emri im është Methju, megjithëse mund të më njihni me ndonjë emër tjetër. Miqtë më thërrasin Meti. Dhe duhet të kisha vdekur me kohë. Kështu fillon historia mbresëlënëse e aktorit të mirënjohur Methju Perri duke na çuar në udhëtimin e tij që nis me ambicien e fëmijërisë për t’u bërë i famshëm, te varësia nga droga, alkooli, duhani e deri te shërimi tij, dhe duke na njohur gjatë rrugës me Methjun pesëvjeçar, i cili udhëtoi nga Montreali në Los Anxhelos, duke e kaluar fëmijërinë mes prindërve të tij të ndarë; më tej na njeh me Methjun katërmbëdhjetëvjeçar, i cili në renditjen kombëtare në Kanada ishte një yll i tenisit, dhe Methjun njëzetekatërvjeçar, i cili në episodin e parë në komedinë gazmore Friends mori një rol të lakmuar si pjesëtar kryesor i grupit të aktorëve…
“Një libër me kujtime i shkruar me guxim, pa droje dhe pa zbukurime. Siç kuptohet, Methju Perri ka qenë njeri i guximshëm. Këtu na tregon për varësinë e tij nga droga, alkooli dhe duhani, për sëmundjen e tij dhe për vetminë që e shoqëroi gjatë gjithë jetës. Në fund të fundit, ky libër është i mbushur me plot shpresë për të ardhmen. Në qoftë se doni të dini kush është Methju Perri, lini mënjanë ndonjë libër të rëndomtë dhe lexoni këtë.”
MARTA KAUFMAN, bashkë-krijuese e komedisë gazmore të NBC-së Friends.
Additional information
Autor | MATTHEW PERRY |
---|---|
Botues | Botart |
Viti i botimit | 2024 |
Nr. i faqeve | 252 |
ISBN | 9789928341853 |
Formati | 15.5×23 cm |
Përkthyes | Ruzhdi Totaj |
Reviews
There are no reviews yet.