botart

Info: Your browser does not accept cookies. To put products into your cart and purchase them you need to enable cookies.
PDFPrintE-mail
Në kornizëNjë elefant elegant

Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939-1943
View Full-Size Image


Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939-1943

Price per Unit (piece): L700.00

Ask a question about this product

Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939-1943
Autor: Andrea Di Nicola
Përkthyes: Petrit Zambaku
Numri i faqeve: 136
Çmimi: 700 lekë

 

Gruaja e Ekrem Vlorës, e besuara e Fashos Shqiptare


Andrea Di Nicola

Martesa e Zogut me konteshën hungareze Geraldine Apponyi, e kishin shqetësuar, madje inatosur Italinë për ndikimin filogjerman që mbretëresha e re do të mund të ushtronte në Familjen Mbretërore Shqiptare. Por dhe kuadri ndërkombëtar u rëndua shumë disa muaj më pas (shtator 1938), kur Hitleri hoqi sudetët në Çekosllavaki dhe kur më 5 shkurt 1939 ra qeveria jugosllave filoitaliane e Milan Stojadinoviç-it. Roma në këtë pikë u gjend përballë nevojës për të përballuar zgjerimin e ndikimit gjerman në Ballkan, për këtë Mussolini e kërcënoi Zogun me pushtim të Shqipërisë nëse Mbreti nuk do të rinovonte marrëveshjet me Italinë, që po arrinin në skadencë. Mbreti shqiptar u përgjigj duke mobilizuar ushtrinë dhe gjeste të tjera luftarake kundër Italisë, të cilat bënë të riktheheshin në atdhe bashkëqytetarët tanë dhe trupat italiane të zbarkonin në Shqipëri natën ndërmjet 6 dhe 7 prillit. “Lufta” qe e shkurtër dhe pa humbje. Po atë ditë, më 7 prill, Zogu u largua për Greqi, pasi liroi e armatosi kriminelët ordinerë të Tiranës. Më 12 prill, Asambleja Kushtetuese e thirrur nga Komiteti Administrativ Provizor nën drejtimin e regjentit Xhafer Ypi abrogoi Kushtetutën e vitit 1928, shpalli rënien e Zogut dhe i ofroi kurorën e vendit në bashkim personal Viktor Emanueli-t (Vittorio Emanuele) të III të Savojës, Mbret i Italisë e Perandor i Etiopisë. Për të drejtuar këshillin e ri të ministrave u thirr Shefqet Verlaci, përfaqësues i moderuar e i shquar i fisnikërisë shqiptare. Më 23 prill, pak ditë pas Bashkimit që i dha një impuls mbresëlënës angazhimit të  pafund italian në modernizimin e vendit të shqipeve (fakt ky përgjithësisht i njohur), nën drejtimin e Starace-s themelohet në Tiranë Partia Fashiste Shqiptare (PFSH). Më 2 korrik Mëkëmbësi i Mbretit Jacomoni shpalli statutin. Ka qenë vetë Starace që solli në Shqipëri tekstin e dokumentit të partisë së re, në organizimin e së cilës u thirrën shumë bashkëkombës tanë për të bashkëpunuar. Ndër të parët dhe sigurisht ndër kryesorët që qeveria italiane dërgoi në Shqipëri qenë Pasquale Lugini dhe Piero Parini; njëri si inspektor kombëtar i Partisë Nacional Fashiste Italiane (PNF) pranë PFSH dhe i dyti, si këshilltar i kërkuar nga Ciano pranë kryeministrit Verlaci. Roli i inspektorit ishte i përcaktuar qartë në nenin e parë të statutit; Partia Fashiste Shqiptare ishte një milici nën urdhrat e drejtpërdrejta të Duçes, i cili i dërgonte urdhrat e tij nëpërmjet sekretarit kombëtar të Partisë Nacional Fashiste, përfaqësuar në territorin shqiptar nga një inspektor kombëtar. Për këtë mision të parë të ish- federalit të Rietit në atdheun e Skënderbeut kemi pak dëshmi. Nëpërmjet një albumi të çmuar fotografik dhënë atij nga fashistët e këtij qyteti, më 28.10.’42, dimë në fakt vetëm për vizitën e inspektimit të tij në qytetin e Shkodrës në datat 4-5 korrik ‘39. Më 31 gusht 1939 Lugini emëro-  het zv/president i Kryqit të Kuq Shqiptar, por që aktivitetin e ndjek kryesisht nga Italia, deri në zgjedhjen e zëvendësuesit të tij. Emërimi në majën e drejtimit të institucionit të bamirësisë e detyroi të lerë detyrën e inspektorit të PNF në Shqipëri, në të cilën u zëvendësua në fillim nga Giro, pak i pëlqyer nga Ciano për afërsinë me elementët radikalë dhe pastaj nga mikun Parini që i dha jetë të përditshmes “Tomorri” nga emri i një mali të quajtur i shenjtë nga shqiptarët, që i dha impuls të fortë aktivitetit të propagandës radiofonike të filluar nga Lugini. Në këtë pikë është e nevojshme që t’i hedhim një shikim pak a shumë të përgjithshëm organizimit të PFSH në të cilën më vonë Lugini arrin të bëhet anëtar me të drejtat e drejtorit të përgjithshëm. Në krye të fashizmit shqiptar ishte vendosur që nga fillimi i moderuari Tefik Selim Mborja, një ish-diplomat mik i Galeazzo Ciano (kishte qenë për një kohë të gjatë ministër i Shqipërisë në Itali, në kohën e mbretit Zog) dhe që prej pak kohësh ishte Prefekt i Provincës së Korçës. Nën drejtimin e tij dhe për arsye të ndryshme, pjesërisht dhe nën drejtimin e atyre që e kanë zëvendësuar atë (Tefik Mborjen) - nga 1941 deri në ‘42 Jup Kazazi dhe nga 1942-1943 Kol Bib Mirakaj - PFSH u transformua, tregon Mëkëmbësi i Përgjithshëm i Shqipërisë Jacomoni, dhëndër i Ugo Cavallero, “në zyrë për mbrojtje sociale dhe punësim të klasës punëtore, të passhkollës dhe paspunës, në një organizëm mbi të gjitha asistencial, që megjithatë nuk ishte i imunizuar nga aspekti propagandistik”. Ishte kjo ana tjetër, sepse të njëjtin transformim kishte pësuar pak nga pak vetë PNF në Itali. Inspektimi jo zyrtar i realizuar në mars 1941 me kërkesë të Parinit në federatat fashiste shqiptare nga Celestino Bagnini (ardhur nga Italia për të hetuar mbi zhdukjen e pakove malore të dërguara për ushtarët nga federatat italiane) konfirmon transformimin e padëshiruar, por të pranuar nga Jacomoni - i detyruar nga gjendja e luftës - për detyra të reja sociale nga ana e PFSH si p.sh; administrimin e shpërndarjes së sendeve të nevojshme e të vendeve të riaftësimit në mbështetje të frontit, e që mundëson njohjen e situatës organizative të PFSH pak përpara emërimit të dytë të Luginit si inspektor i PNF. Prej kësaj del qartë pozicioni i kontrollit dhe i adresimit ushtruarnga elementët italianë. Përveç kësaj, duket qartë se PFSH me bashkëngjitjen e elementëve të rinj e të përgatitur po përtërinte entuziazmin dhe impenjimin.


Marrëveshjet paraprake
Pushtimi Italian i Shqipërisë përfaqëson kulmin e një dhjetëvjeçari të karakterizuar nga ngecje dhe keqkuptime ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut. Raportet ndërmjet Romës dhe Tiranës nuk ishin më të përzemërta që nga fillimi i viteve ‘30. Në fakt, kur në vitin 1931 arriti në skadencë pakti i miqësisë dhe sigurisë i nënshkruar më 27 nëntor 1926, Italia tentoi të lehtësojë rinovimin, duke fiksuar një borxh dhjetëvjeçar prej 10 milionë franga ari - pa interes dhe pa skadencë - në favor të shqiptarëve, për të mbuluar deficitin shtetëror, si dhe për të përballuar vështirësitë financiare. Megjithatë, Mbreti Zog nuk e rinovoi marrëveshjen dhe Italia, pas dhënies së 2 kësteve të para, e ndërpreu ndihmën e premtuar. Sovrani u përgjigj fillimisht duke pushuar këshilltarët italianë, ushtarakë e civilë, e më pas, në vitin 1933, duke mbyllur shkollat private të huaja; praktikisht ato katolike të subvencionuara nga Italia sipas një marrëveshje të arritur nga Propaganda Fide (Kongregacioni i shenjtë për propagandimin e fesë, themeluar në 1622 nga Papa Gregorio XV), që ish bazuar në marrëveshjet e mëparshme të nënshkruara me Austrinë, për mbrojtjen e minorancës katolike. Për meritë të ambasadorit të ri në Tiranë, Mario Indelli dhe ministrit të Ekonomisë Kombëtare Shqiptare, Dhimitër Berati, më 12 maj 1936 u arrit në nënshkrimin e 12 marrëveshjeve me kushte të reja financiare, politike e tregtare ndërmjet dy shteteve, të cilat u pasuan një vit më pas, nga 28 prilli deri më 1 maj, nga vizita zyrtare e ministrit tonë të Jashtëm, Galeazzo Ciano. Marrëveshjet parashikonin jo vetëm projektim e ndërtim të veprave publike në Shqipëri (së pari, bonifikime e infrastrukturë), por dhe praninë e personelit të specializuar e të aftë të reformojë, zhdërvjelltësojë dhe riorganizojë të gjithë sistemin e vjetruar administrativ të mbretërisë së Zogut. Për këtë në verën e vitit 1937 arritën në Tiranë Giovani Giro, drejtues Kombëtar i Dopolavoro, për të strukturuar një organizëm të ngjashëm me atë italian; Vespuccio Ciucci për problemet ekonomike e financiare, që u vendos pranë Bankës Bujqësore Shqiptare dhe reatini Sestilio Montanelli, babai i Indro-s, që shumë shpejt, vetëm në pak muaj përpunoi dy projektligje; i pari për të reformuar shkollën e mesme dhe i dyti, për të riorganizuar Ministrinë e Arsimit. Por në prill të vitit 1938 Parlamenti i Tiranës miratoi vetëm projektin e dytë. Në këtë periudhë rifillon sërish kriza ndërmjet Romës dhe Tiranës, shkaktuar nga një seri shkaqesh të brendshme dhe të jashtme të shtetit shqiptar, duke filluar që nga brishtësia e regjimit zogist dhe shfaqja e Gjermanisë Hitleriane në skenë e Gadishullit Ballkanik.

 

Organizimi i fashos në rrethe
Federatat ishin dhjetë; Gjirokastra, Berati, Korça, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Peshkopia, Shkodra, Tirana, dhe Vlora. Pranë Drejtorisë Qendrore të PFSH u ndërtua dhe një federatë e fashistëve italianë me në krye një sekretar federal të PNF (i përkujtuari Cingolini), prej së cilës vareshin dhjetë fashot e ngritura në kryeqendrat e provincave të përmendura më lart. Funksioni i sekretarit të këtyre seksioneve italiane ushtrohej nga inspektorët federalë të zonave. E besuara kombëtare e Fashove Femërore Shqiptare, gjithnjë në pranverën e vitit 1941, ishte Hadie Vlora (gruaja – siç e dimë – e Ekrem bej Vlora), e asistuar nga një e besuar e Fashove Femërore Italiane në dispozicion, Lina Pizzanelli. Kolegji i revizorëve i ndërtuar pranë Drejtorisë Qendrore ishte i përbërë krejt nga italianë; Alfredo Fujani, Etore Melis dhe Piero Montuori. I njëjti burim Bagnini, na mundëson të njohim organikogramat e sakta të çdo federate të PFSH. Humbja te fqinjët e Italisë e pjesës më të madhe të dokumentacionit fashist shqiptar i bën akoma më të çmuara këto informacione të hollësishme. Federata e Beratit. Prefekt; Auni Koka. Sekretar federal; Dilaver Tartari. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Carlo Castiglia. E besuara e fashos femërore italiane; Anna Malisano. E besuara e fashos femërore shqiptare; Leide Leskovica. Komandant provincial i GLA; Giseppe Urzi. Komandant provincial i Repartit Femëror; Dhimitra Maliqi. Sekretar provincial i Veprave Dopolavoro Shqiptare; pa plotësuar. Kolegji i revizorëve në ndërtim e sipër. Federata e Durrësit. Prefekt (Regjent); Jup Kazazi. Sekretar Federal; Jup Kazazi. Inspektori i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Luigi Zanoni. E besuara e grave fashiste italiane; Maria Carla Danovaro. E besuara e grave fashiste shqiptare; Jofi Juba. Komandant i GLA; Francesco Vigliano. Komandante e repartit femëror; Bruna Minardi. Sekretar provincial i ODA; Francesco Salvo. Kolegji i revizorëve; Carlo Ferrara, Llazar Tuni dhe Sandro Bressan. Federata e Elbasanit. Prefekt; Ahmet Hastopalli. Sekretar federal; Alush Leshanaku. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Severino Ricottini. E besuara e fashove femërore italiane; Caterina Gariboldi. E besuara e fashove femërore shqiptare; Semiramis Verlaci. Komandant i GLA; Genaro Benzi. Komandante e repartit femëror; Efterpi Shuteriqi. Sekretar Provincial i ODA; Araldo Martelletti. Kolegji i revizorëve; Melmat Tofi, Umberto Benzi dhe Shefqet Stringa. Federata e Peshkopisë. Prefekt; Qazim Mulleti. Sekretar Federal; Tahir Zajmi. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Lamberto Lippi. E besuara e fashove femërore italiane; e pa plotësuar. E besuara e fashove femërore shqiptare; Zhala Oraniza. Komandant i GLA; Giuseppe Fantusati. Komandante e repartit femëror; Adele Biagi Lippi. Sekretar i ODA; vakant. Kolegji i revizorëve; në ndërtim. Federata e Shkodrës. Prefekt; Riza Drini. Sekretar federal; Yshref Frashëri. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Angelo Righini. E besuara e fashove femërore italiane; Giuseppina Giudici. E besuara e fashove femërore shqiptare; Habibe Bekteshi. Komandant provincial i GLA; Donato Cipriani. Komandante e repartit femëror; Fausta Barbarini. Sekretar i ODA; Oreste Crespi. Kolegji i revizorëve në ndërtim. Federata e Tiranës. Prefekt; Zenel Prodani. Sekretar federal; Nuri Dino. Inspektor i PNF dhe përgjegjës i shërbimit administrativ; Gianni Scotti. E besuara e fashove femërore italiane; Maria Avanzini. E besuara e fashove femërore shqiptare; Dita Jakova. Komandant i GLA; Carlo Romano. Komandante e repartit femëror; Antonina Cascino. Sekretar i ODA; Salvatore Emmanuele. Kolegji i revizorëve; Enrico Lombardi, Francesco Eulisse, Alessandro Botta.

Gazeta Shekulli, 08.11.2013

 



Shqiptarët që drejtuan Partinë Fashiste

Nga Fatmira Nikolli, Gazeta Shqiptare
Për herë të parë, një histori e plotë për krijimin e Partisë Fashiste Shqiptare dhe politikanët shqiptarë që e drejtuan atë në vitet 1939-1943. Shtëpia botuese "Botart" njofton daljen në treg së shpejti të librit "Ngritja dhe rënia e Partisë Fashiste Shqiptare 1939-1943", me nëntitull "Misioni i Pasquale Luginit në Shqipëri ndërmjet Kryqit të Kuq dhe drejtuesit të lartë fashist". Studimi, zbardh emrat e krerëve të fashizmit shqiptar, emra të njohur edhe për veprimtarinë e tyre patriotike nga historia shqiptare.
I shkruar nga Andrea Di Nicola, botimi bazohet në kujtimet dhe dokumentet origjinale të mjekut italian, Pasquale Lugini, i cili në vitet e pushtimit italian të Shqipërisë ka qëndruar në Tiranë bashkë me familjen. Asokohe, ai ka kryer detyrën e inspektorit të lartë të Partisë Nacional Fashiste Italiane pranë Partisë Fashiste Shqiptare dhe detyrën e zëvendëspresidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Sikundër shënohet në faqet e studimit, më 23 prill 1939 themelohet në Tiranë Partia Fashiste Shqiptare, ndërsa më 2 korrik, Mëkëmbësi i Mbretit, Jacomoni shpalli statutin. Ka qenë vetë Starace që solli në Shqipëri tekstin e dokumentit të partisë së re, në organizimin e së cilës u thirrën shumë bashkëkombës tanët për të bashkëpunuar. Ndër të parët dhe sigurisht ndër kryesorët që qeveria italiane dërgoi në Shqipëri qenë Pasquale Lugini dhe Piero Parini; njëri si inspektor kombëtar i Partisë Nacional Fashiste Italiane (PNF) pranë PFSH dhe i dyti, si këshilltar i kërkuar nga Ciano pranë kryeministrit Vërlaci.
Ndër emrat që veçohen si drejtues të kësaj partie vërehet fakti se janë personazhe historikë. "…Në krye të fashizmit shqiptar ishte vendosur që nga fillimi i moderuari Tefik Selim Mborja, një ish-diplomat, mik i Galeazzo Ciano (kishte qenë për një kohë të gjatë ministër i Shqipërisë në Itali, në kohën e mbretit Zog) dhe që prej pak kohësh ishte Prefekt i Provincës së Korçës", - shënon Andrea Di Nicola, autori i librit. Sipas tij, nën drejtimin e Mborjes dhe për arsye të ndryshme, pjesërisht dhe nën drejtimin e atyre që e kanë zëvendësuar atë (Tefik Mborjen) - nga 1941 deri në 1942 Jup Kazazi dhe nga 1942-1943 Kol Bib Mirakaj - PFSH u transformua. Sa i takon kësaj fjalie, Di Nicola, citon Mëkëmbësin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Jacomoni.

AUTORI
Në parathënie, autori Di Nikola, shkruan se është heshtja e padrejtë ajo që e bashkon Lugini-n me shumë personazhe të tjera në këtë libër. Sipas tij, "ndonjëherë, për fat jo të mirë dhe veçanërisht për çfarë ka ndodhur në Shqipëri, jemi përpjekur të gjykojmë me mirësi në përkujtimin e shumë emrave protagonistë (italianë dhe të huaj) dhe për ngjarje gjeografikisht larg nga ne, por jo nga mendja". "Edhe ky është një detyrim, është mënyra jonë për të nxjerrë nga harresa këta persona të dënuar nga regjimi i Enver Hoxhës nga një (damnatia memoriae) dënim i egër i kujtesës, arritur edhe nëpërmjet eliminimit fizik që prekte shumë herë dhe fëmijë të pafajshëm", shënon Di Nikola.

KUSH JANE MBORJA, KAZAZI E MIRAKAJ
Tefik Selim Mborja ishte një kundërshtar i vendosur i Ahmet Zogut dhe mbështetës i Fan Nolit dhe shërbeu si përfaqësues i tij në Romë nga viti 1924. Në Itali ai u miqësua me familjen e kontit Galeazzo Ciano dhe me pushtimin e Shqipërisë nga forcat italiane në 1939, u emërua Prefekt i ri i krahinës së Korçës. Kur u themelua Partia Fashiste Shqiptare, Mborja u emërua sekretar i përgjithshëm i saj nga Viktor Emanuelit III.
Jup Kazazi (1909-1946), me hyrjen e italianëve në Shqipëri, anëtarësohet me Ballin Kombëtar. Punon pranë Ministrisë së Financave si ekonomist. Me këmbënguljen e Xhevat Kortshës si ish-profesor në Gjimnazin e Shkodrës, ftohet të bëhet ministër i Partisë Fashiste në Qeverinë Kruja, ku si anti-italian bëhet mburojë për hapësirat e veprimeve kombëtare të kësaj qeverie. Më vonë, prej postit do japë dorëheqjen mbas disa muajve, bashkë me kolegun Hasan Dosti, në qeveri dhe tek Balli.
Kol Bib Mirakaj ka qenë një ndër emrat më të njohur të Shqipërisë së viteve '40. Ai ishte ndër njerëzit e parë që përkrahu Partinë Fashiste Shqiptare, por dhe një nga personalitetet që u shërbeu shtetit shqiptar, qeverisë dhe parlamentit të tij, për të vendosur rregullin dhe qetësinë në vitet e okupimit fashist. Ky pozicionim i derës së madhe të Mirakajve, bëri që, pas përfundimit të luftës dhe kalimit të pushtetit në duar të krahut komunist, të përndiqej në mënyrën më të zellshme...






Customer Reviews:

There are yet no reviews for this product.
Please log in to write a review.


You are here: Histori